Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, madje beson se mund të luajë edhe për gjashtë vjet në klubin spanjoll nëse kujdeset si duhet për veten. Ka pasur spekulime të shumta se 30-vjeçari mund të largohet nga “Bernabeu”, me Manchester United dhe Paris SG si destinacionet më të mundshëm. Portugezi, kontrata e të cilit me Madridin skadon më 2018, ka këmbëngulur se dëshira e tij mbetet të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.