Real Madrid ka vendosur që ta shes Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk do të përmbushë kontratën e tij me Real Madridin, pasi gjatë kësaj vere ai do të shitet.
Sky Sports shkruan se, Reali ka vendosur që ta shesë portugezin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2018.
Drejtuesit e Realit besojnë se është në të mirë të skuadrës që të përfitojnë nga shitja e tij, pasi Ronaldo tashmë ka mbushur 31 vjet.
Cmimi që ka vendosur Reali për shitjen e tij mendohet rreth 60 milionë euro sipas burimeve nga klubi mbretëror.