• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Real Madrid kundër Barcelonës, luftë edhe në media

by Java News
01/04/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prill 2007, Josep Maria Casanovas, analist i të përditshmes me qendër në Barcelonë “Sport”, përshkruante plot ngjyra Cristiano Ronaldon si lojtar që kishte gjithçka: “klas, shpejtis, aftësi, gjuajtje të shkëlqyer dhe mentalitet fituesi”.

Dy vjet më vonë, i njëjti gazetar, kritikonte “karakterin kontroversial” të futbollistit dhe hidhte poshtë opinionin se kushdo do të dëshironte ta kishte në skuadër portugezin.

Siç e dëshmojnë çmimet dhe trofetë e panumërt që shkonin në adresë të lojtarit të Portugalisë, Ronaldo nuk ka rënë nga klasi i tij. Krimi i tij i vetëm ishte që shkoi te Reali në vend të Barcelonës. Por në Katalonjë ky është një krim i përbindshëm.

Transferimi i Ronaldos në “Bernabeu” nxori më të mirën e më të keqen nga qypi, botën e veçantë të shtypit spanjoll. Në gjysmën madridiste portretizohej si ardhja e një figure mesianike, e cila do të niste një epokë të re të artë në futbollin spanjoll; ndërsa, për sytë e kryeqytetit katalanas, Madridi kishte turpëruar veten dhe kampionatin, duke harxhuar shuma vulgare parash në kohë krize për të blerë një futbollist diletant, “i zoti për të gjetur prostituta” dhe i dhënë pas klubeve të natës dhe “kuçkave pa tru”.

Për katër të përditshmet sportive në Spanjë – “Marca” e “AS” nga krahu i Realit dhe “Sport” e “El Mundo Deportivo” nga krahu i Barcelonës – çdo çështje që ka të bëjë me këta dy rrëmbyes titujsh është e bardhë ose e zezë, e drejtë ose e gabuar. Arsyeja dhe kuptimi rrallë bëjnë pjesë në ekuacion. Dhe as që pritet të bëhen. Kjo katërshe konsiderohet si gazeta për shkak të faqeve të shtypura me material. Në të vërtetë, ato janë pjesërisht publikime tifozësh, pjesërisht formuese opinioni dhe pjesërisht instrumente për të nxjerrë pikëpamjet zyrtare të Realit apo Barcelonës.

“Problemi me pjesën më të madhe të shtypit tonë sportiv qëndron se ai kujdeset për promovimin dhe jo për gazetarinë”, pranon Santi Jimenez, redaktor i “Sport”. “Shpeshherë është thjesht një lojë dhe ne jemi këtu për të shitur produktin”.

Pra roli i të përditshmeve sportive spanjolle nuk është të raportojë lajmet për futbollin në mënyrën tradicionale objektive. Ai është t’u japë lexuesve të tyre kërkues atë çka ata duan, duke ngritur njërën anë në qiell e duke ulur tjetrën.

“Njerëzit kërkojnë të lexojnë gjëra për t’u argëtuar”, thotë Frederic Hermel, analist i “AS”. Roli i tij, siç thotë, është të gjejë këndvështrime të reja mbi tema të vjetra, për të provokuar debate dhe diskutime midis lexuesve. Rivali kryesor i “AS” dhe bashkëmbështetëse e Realit, “Marca”, është gazeta më e madhe e Spanjës, me mbi dy milionë lexues në ditë. Migeul Serrano, redaktori për Realin, thotë se një marrëdhënie e ngushtë me institucionin e futbollit është jetësore nëse gazeta dëshiron të mbijetojë, kështu që nuk duhet të habitemi që ajo i thur lajka çdo pjese të biznesit të “Bernabeut”.

“Është në interesin e gazetës të ketë marrëdhënie të mira me klubin për të pasur akses te lojtarët”, shpjegon Serrano, i cili hedh poshtë akuzat se gazeta e tij vepron në emër të Realit për minuar transfertat e mundshme, duke botuar histori të vrazhda. Ai thotë se gazeta e tij thjesht vepron në interesin e saj, duke u përpjekur të sjellë më të mirët e futbollit në “Bernabeu”.

Dhe, sido që të jetë, banda e katërshes nuk i injoron ndjenjat e tifozëve kur punët nuk shkojnë mirë, brenda apo jashtë fushës. “ ‘Marca’ ka lirinë të shkruajë se Reali luan keq, ka gabuar në transferime lojtarësh apo që trajneri duhet shkarkuar”, thotë Serrano, duke shtuar se shpesh gazeta është më e ashpër me skuadrën se sa vetë tifozët e pakënaqur.

Jimenez i “Sport” shpjegon arsyen: “Në fakt, kur ka krizë shet po aq gazeta sa dhe në kohët e mira”.

Këto “gazeta” mund të jetë fajtore për të gjitha krimet në gazetari, por të mërzitshme nuk ka ndodhur kurrë të jenë, asnjëra syresh.

Përgatiti Dritan Ikonomi

Next Post

Pistoleta e Strazimirit në protestë, Policia: Deputeti dorëzoi një armë tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In