Real Madrid shpallet kampion i botës, pasi ka mundur 4-2 Kashima Antlers, në finalen e luajtur në Jokohama të Japonisë.
Edhe pse në fund fituese doli skuadra që pritej, rruga e madrilenëve drejt trofeut nuk ishte aspak e lehtë, përkundrazi. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, madje ishin kampionët e Japonisë që e mbyllën në sulm atë, në kërkim të surprizës së madhe.
Në shtesë doli në superioriteti i Realit, teksa Cristiano Ronaldo shënoi edhe dy gola të tjerë, pas atij në kohën e rregullt.










