Megjithëse për momentin Luka Modric është një nga lojtarët më të mirë në botë, Real Madrid e di shumë mirë që forma e tij nuk do të jetë e përhershme dhe po kërkon pasardhësin e tij, diçka jo e lehtë.
Në krye të listës është Christian Eriksen i Tottenham, por klubi i Premier League do një shifër të çmendur për të.
Të hënën, Modric me shumë mundësi do të marrë Topin e Artë dhe në moshën 33-vjeçare ai ka hyrë në fazën e fundit të karrierës.
Madrid e sheh Eriksen si pasardhësin ideal të kroatit dhe ky mendim përforcohet nga fakti se pikërisht nga Spurs është blerë Modric për 35 mln euro.
Por pronari i Tottenham Daniel Levy kërkon 250 mln euro për danezin. Kontrata e Eriksen skadon në vitin 2020.
/b.d