Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për gjysmëfinalet e Champions League vë përballë dy gjigandët spanjollë, Realin e Madridit dhe Atletikon e Madridit.
Dy ekipet e kryeqytetit spanjoll janë përballur edhe në finalen e vitit të kaluar, me “galaktikët” që dolën triumfues. E njëjta finale u përsërit edhe 3 vite më parë me fitues sërish Realin.
Kjo përballje në gjysmëfinale e dy ekipeve spanjolle ka ngritur pikpyetje në shtypin spanjoll. Mediat iberike kanë shtuar dyshimet se shorti ishte paracaktuar.
Ata i referohen faktit se Ian Rush, ish-lojtar i Liverpoolit dhe ambasadori i finales, shkoi direkt te gogla e Atletiko Madrid, pa i trazuar fare ato. Kaq u desh që shtypi spanjoll të ngrejë dyshime serioze./Java/a.m.











