• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Reagoni tani ose do zhyteni keq”/ Prokurori i njohur italian shkund holandezët: Jeni bërë ‘han me dy porta’ për mafian

by Java News
13/06/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i njohur i Catnazaros në Itali Nicola Gratteri duke folur në komisioni Parlamentar të Antimafias së bashku me një delegacion holandez ka deklaruar se Holanda është bërë një port i hapur për mafian afrikane, italiane dhe atë shqiptare.

Gratteri informoi holandezët se portet e vendit të tyre “janë vendet e preferuara të krimit të organizuar. Tani për tani Holanda është një port i hapur për mafiozët”.

Nga ana tjetër, Holanda mund të ndikojë në luftën kundër mafies falë pushtetit politik që ka në Evropë dhe “kjo do të thotë se nëse Holanda do të donte të ndikonte në luftën kundër mafies, sigurisht që do të ishte e suksesshme. Holanda bën biznes dhe e ka treguar, se ata dinë ta bëjnë këtë punë. Ju duhet të njihni në sistemin tuaj ligjor krimin e llojit mafioz duke miratuar ligjin italian kundër drogës, që është një ligj i bërë shumë mirë: DPR 309/90, ku dënimi varion nga 20 deri në 30 vjet dhe për rrjedhojë do të bëhej joekonomik për të tregtuar drogë në Holandë”.

Prokurori i Catanazaros ka deklaruar gjithashtu se Holanda është vendi i cili dominohet nga mafia që vjen nga Afrika e Veriut, Italia dhe Shqipëria.

“Tek ju kanë vrarë një avokat, një gazetar dhe një bashkëpunëtor të drejtësisë. Keni tre mafie: Afrikano-veriore, Italiane dhe atë Shqiptare; pra ose përgatituni ose do jeni nën pushtetin e tyre. Për mafiozët nuk ka kufij, ndaj monedha e vetme më shumë se sa të lehtësojë evropianët, ka ndihmuar mafien”, është shprehur Gratteri, transmetojnë mediat italiane. 

Megjithatë, ai shton se problemi nuk është vetëm holandez pasi në Evropë ka shumë hapësira që iu japin dorë mafiozëve.

“Evropa është e fiksuar pas privatësisë – shpjegoi prokurori -, në emër të privatësisë është e pamundur të hetohet mafia në Evropë. Imagjinoni që në Gjermani nuk është e mundur të vendosni një çimkë në dhomën e gjumit; prandaj mjafton të shkosh në dhomën e gjumit dhe të organizosh trafik ndërkombëtar  droge. Ne jetojmë në një sistem vetë-drejtues. Ne duam luftën kundër mafies dhe nuk dimë të heqim dorë nga asgjë. Në Gjermani me 2 kilogramë kokainë rri 2 vjet në burg, pastaj është e leverdishme të tregtosh kokainë sepse e di që do të dënohesh pak. Muri mes nesh europianëve është kultura, e cila ka dallime të frikshme, mes Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës kemi tre sisteme të ndryshme drejtësie dhe prandaj duhet të nxitojmë të kemi ekipe të përbashkëta hetimore. Nuk ka legjislacion kundër pastrimit të parave në Evropë. Është koha, pra, të diskutohet një luftë serioze kundër mafies“, tha prokurori Gratteri.

Ndërkaq dy ditë më parë, një rrjet i trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë dhe kishte destinacion Holandën është shkatërruar nga policia peruane.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2.2 ton kokainë që dërgohej në rrugë detare në Holandë e fshehur në kanaçe asparagus. Në pranga janë vënë shtatë shtetas peruanë ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy shqiptarët që drejtonin trafikun e drogës.

“Ne kemi sekuestruar 2 ton kokainë që ishte nisur drejt Holandës” tha në një deklaratë kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru nga porti i Callao. Ai theksoi se shqiptarët ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai./m.j

Next Post

Gjithë gjërat e turbullta rreth Vjosës si Park Kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In