Ish-presidenti amerikan, Barack Obama nuk ka urdhëruar kurrë përgjimin e asnjë qytetari amerikan, deklaroi sot zëdhënësi i tij, Kevin Lewis duke përgënjeshtruar akuzat e presidentit Donald Trump sipas të cilit paraardhësi i tij e kishte vënë nën përgjim para zgjedhjeve.
“Presidenti Obama dhe asnjë përgjegjës tejtër në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë urdhëruar kurrë përgjimin e asnjë qytetari amerikan”, theksoi Kevin Lewis, zëdhënës i Obama-s./b.d