• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Shkëlzen Berisha: Ja e vërteta e transfertës 200 mijë euro

by A R
20/02/2017 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me dokumentin e bërë publik të transfertës së 200 mijë eurove në llogarinë e tij. Transferta u bë 1 javë pasi Nuel kalaj kishte tërhequr nga banka 7 milionë euro.

Komisioni hetimor për CEZ e ka marrë këtë dokument dh e po e verifikon. Por ka ardhur edhe reagimi i Shkëlzen Berishës i cili deklaron se lidhja që bëhet me Nuel kalaj është shpifje.

Ja sqarimet e tij:

Karakteristika tipike e genjesh ve dhe shpifesve, eshte qe kur dalin bllof, pergjigjen me nje genjeshter tjeter edhe me te madhe se e para. Kur dalin zbuluar, shpikin nje tjeter , e keshtu me radhe me shpresen se ne kete menyre do mbulojne zullumet e tyre.

Fillimisht thane se Shkelzen Berisha eshte miku i ngushte i z. Kalaj, por ne pamundesi per te sjelle edhe nje fakt te vetem qe te provonte kete shpifje, fabrikuan genjeshtren tjeter qe kisha vizituar Pragen me z. Ismailaj.

Kur u perballen me padine ligjore per shpifje, braktisen edhe kete mashtrim duke fabrikuar genjeshtren e radhes se nuk kisha paguar taksat.

Jam i sigurte qe pasi kane gjetur dokumentet qe taksat jane paguar cdo qindarke, kane dale me shpifjen e radhes se parate e fituara nga kontrata te ligjshme ndermjetesimi, te transferuara me banke, te deklaruara nga vete une ne ILDKP mund te kene lidhje me CEZ.

Edhe njehere ju bej me dije se te gjitha te ardhurat e mia , jane fituar, deklaruar dhe tatuar ne rruge ligjore. Cdo gje eshte transferuar ne rruge bankare brenda sistemit bankar shqiptar, mbi baze kontratash dhe nuk kane asnje lidhje as me CEZ, as me persona apo kompani te lidhur me CEZ. Nuk kane asnje lidhje me fonde publike apo persona qe kane perfituar nga fonde publike.

Ne dijenine time asnje nga personat apo kompanite me te cilat une kam pasur kontrata nuk ka pasur kurre lidhje financiare me CEZ, DIA, z.Kalaj apo z.Ismailaj.

Rama dhe Tarja mund te, shpifin, genjejne, germojne e te bejne tym sot e gjithe diten, por nuk do te gjejne dot kurre asnje qindarke te padeklaruar, te pa tatuar apo te perfituar ne konflikt interesi.

Me keto genjeshtra para elektorale Edi Rama kerkon te mbuloje vjedhjen 634 milione euro qe I beri shqip ve ne marreveshjen me CEZ.

Kerkon te mbuloje sarajet miliona euro ne Surrel dhe pallatin 5 katesh te gruas ne mes te Tiranes, te ndertuara pa asnje fature ose sic tha ndryshe bashkeshortja e tij me “para gjaku”. Me para gjaku nenkuptoni para pa burim, para pa taksa, para pa fature, para jashte sistemit banker. Per definicion – Para te pista !

Me keto shashka mendon te mbuloje faktet qe do dalin se shpejti dhe provojne kalimet e kufirit nga vellai i tij me makinen e perdorur nga kryetrafikanti i droges Genti Xhixha drejtues i grupit te Xibrakes.

Kerkon te mbuloje mashtrimin per hapjen e 300 mije vende pune nderkohe qe ka hapur vetem kampe refugjatesh ne cdo cep te Europes.

Perpiqet te mbuloje mashtrimin per shendetesi falas nderkohe qe u fal qindra miliona euro klienteve te tij permes koncesioneve, kur buxheti nuk garanton dot as ilacet per te qetesuar dhimbjet e te semureve me semundje te pasherueshme.

Shpreson te mbuloje shpalljen e krimineleve te pafajshem e nxjerrjen e tyre nga burgjet per aresye elektorale dhe mbushjen e tyre me te varfer qe vrasin veten se nuk kane me se te paguajne energjine elektrike.

Tenton te mbuloje kthimin e Shqiperise ne hambarin e droges per gjithe Europen.

Kerkon te mbuloje faktin se ne parlament dhe listat e PS gjen me shume kriminele se ne listat e Camorres ne Napoli.

Por sigurisht qe nuk ka genjeshtra qe mund te mbulojne degradimin e Rames dhe kalbezimin e qeverisjes se tij.

Eshte thjesht nje mjeran, I gatshem ti lepihet cdo krimineli e te peshtyje cdo mashtrim me shpresen se krimi dhe mashtrimi do ta mbajne ne pushtet.

/a.m.

Next Post
Rrëmujë e madhe nën çadër

Basha akuzon Brukselin: Vazhdojmë protestën, ka një BE që injoron korrupsionin, drogën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In