• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon Sejdini: E verteta e videos time!

by
17/06/2015 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Elbasanit, njëkohësisht kandidat i ASHE-së për këtë qytet,ka reaguar pas videos së publikuar dje, ku Sejdini shantazhonte një gazetar me vendin e punës duke pretenduar se njeh pronarin e medias.

Në një reagim për mediat, Sejdini thotë se videoja ëshët bërë para një viti dhe po përdoret politikisht.

Ai thekson se biseda ëshët shkëputur nga konteksti dhe se kurrë nuk ka shantazhuar gazetarë dhe këtë sipas Sejdinit, këtë e dinë të gjithë gazetarët e Elbasanit.

Reagimi i plotë:

“Duke marrë shkas nga reagimi  publik për një pasazh videoje që po qarkullon në disa televizione dhe media online,  më duhet të sqaroj se:

Biseda e sinqertë dhe informale është zhvilluar në një nga takimet e mia me gazetarët vitin e kaluar, përpara se të fillonim takimin zyrtar.

Kam shkëmbyer mendime dhe kam dëgjuar shqetësimet e gazetarëve gjatë atij takimi, dhe më vjen keq, që, pasi i dëgjova shqetësimet e tyre, ajo copëz bisedë konstatimi po shfrytëzohet politikisht dhe ka dalë nga konteksti real i deklaruar në atë takim i vitit të kaluar.

Ndjej keqardhje për keqkuptimet e krijuara në mediat qendrore, pasi besoj se gazetarët me të cilët punoj në qytetin e Elbasanit në mënyrë të përditshme, e dinë shumë mirë rrethanën e bisedave që ne po bënim edhe për zhvillimin dhe ecurinë e medias në tranzicionin shqiptar, ku, sikurse të gjithë e dimë, edhe gazetarët, siç  evidentojnë vetë organizatat e tyre, kanë probleme.

Asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk kam pasur nevojë të “shantazhojë” ndonjë gazetar, apo botues e pronar mediash, për të emëruar apo shkarkuar ndonjë prej tyre, pasi në tetë vite drejtim në Bashkinë e Elbasanit, kam krijuar me ta, një raport të shkëlqyer komunikimi e bashkëpunimi.

Bashkia e Elbasanit, është një institucion i hapur për gazetarët; mbledhjet e Këshillit Bashkiak ku unë marr pjesë gjithmonë, janë mbledhje të hapura. Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, është një urë komunikimi mes meje si kryebashkiak dhe qytetarëve, jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë.

Kam mbështetur trajnime, organizime dhe seminare për fuqizimin e medias, dhe kam inkurajuar profesionalizmin në radhët e tyre.

Ndjej keqardhje, që janë mediat tashmë, që nëpërmjet asaj copëze bisede të shkëputur nga konteksti i saj i vërtet, po përdoren për qëllime politike, duke ndërhyrë ditën e fundit në fushatën zgjedhore.

Përdorimi i këtij fakti tre ditë përpara zgjedhjeve, nga ana e opozitës dhe mediave të lidhura me të, flet qartë për përpjekjet e dëshpëruara të kandidatit rival dhe mbështetësve të tij  në qytetin e Elbasanit, për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore, dhe ky, është shantazhi real.

Pas datës 22 qershor, sigurisht do të vazhdoj të kem marrëdhënie partneriteti dhe bashkëpunumi, jo vetëm me gazetarët lokalë në qytetin e Elbasanit, por edhe me shoqatat dhe organizatat e gazetarëve.

Nga ana tjetër, inkurajoj shoqatat e gazetarëve, që të shikojnë me prioritet këtë rast, që përdoret politikisht, për të thënë edhe ato fjalën e tyre, sesi mund të ndërhyhet në një proces zgjedhor.

Qazim SEJDINI”

Next Post

Veliaj me votuesit e rinj: Një elefant përtac e zgjojnë nga gjumi vetëm 1 milion të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In