• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon politikani që rezulton në ‘listën e zezë’ të SHBA-së: Nuk kam bërë asgjë, s’ka prova e fakte

by Java News
07/09/2021 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë janë publikuar pothuajse të gjithë kandidatët për kryetar komune dhe anëtarë të asambleve për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Por nga verifikimet rezulton se një prej kandidatëve të Vetëvendosjes për në asamble, Tahir Dalipi në Gjilan, është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerika e kishte cilësuar Dalipin si një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor.

I kontaktuar nga Express, Dalipi thotë se s’ka marrë asnjëherë ndonjë shpjegim të saktë se pse është pjesë e kësaj liste, por beson se lidhet me aktivitetin e tij si anëtar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Presheve, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB).

“Ajo listë daton prej kohës së përpjekjeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Unë kam qenë anëtar politike i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB). Edhe UÇPMB’ja pas demitalirizimit edhe këshilli politik i saj kanë hyrë në Listën e zezë si organizata. Aty pastaj janë veçuar disa emra. Në fakt, unë nuk kam marrë ndonjë shpjegim asnjëherë se cila është arsyeja e futjes në atë listë”, ka deklaruar Dalipi.

Sipas tij, lista më nuk është aktive dhe s’ka asnjë efekt, teksa thekson se nuk ka bërë asgjë që të jetë pjesë e saj.

“Në fakt arsyeja ka qenë pamundësia e ime në atë kohë që të pajtohem me zgjidhjen që na është ofruar…dhe kjo është marrë si mospajtim apo edhe kundërshtim, por në fund kjo është diplomacia e shteteve të mëdha, nuk pyesin shumë për individët. Nuk janë vërifiku gjanat sa duhet dhe ka ndodh çka ka ndodh. Aktulisht nuk është aktive më ajo listë, realisht s’ka asnjë efekt”, ka thënë ai.

Ai madje shkon më tej duke ngritur dhe hipotezën se në fakt nuk bëhet fjalë për të por për një person tjetër pasi vitit i lindjes nuk përkon.

“E kam pa në media, sepse kurrë nuk më është dhënë ndonjë. Ka aty edhe emra bukur të njohur që tash janë në skenën politike.  Është shumë e mundur që të jetë ndonjë person tjetër, e të jetë i ngatërruar emri. Mund të jetë personi që e ka vitin e lindjes në atë listë.

Seriozitetin e asaj liste e shpjegon edhe vetë ky fakt që nuk janë verifikuar gjërat, sepse veprimtaria ime s’ka qenë ushtarake, por politike dhe në koordinim me aksionet e asaj kohe që ta përmirësojnë gjendjen në Luginën e Preshevës”, është shprehur ai.

/m.j

Next Post
Shpresa në kohën e talibanëve

Shpresa në kohën e talibanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In