• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Reagon PDK/ Krasniqi, akuza Kurtit: Po na izolon dhe po na sjell sanksione nga aleatët kryesorë!

by Java News
30/06/2023 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaron se kryeministri Albin Kurti po izolon Kosovën, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.

Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, Krasniqi ka thënë se tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin

Kjo sipas tij vjen si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.

“Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.

“Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj. Në këtë periudhë sfiduese për vendin, lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë vazhdimisht në terren duke bashkëbiseduar me anëtarësinë tonë dhe me qytetarë anekënd vendit, të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e rëndë në Kosovë”, ka vazhduar Krasniqi.

 

 

“Krahas këtyre mbi 150 takimeve nëpër fshatra e qytete të Kosovës, unë kam zhvilluar takime edhe në Prishtinë me përfaqësues të botës akademike, shoqërisë civile, me akterë të jetës publike, me përfaqësues të mediave, përfaqësues të sektorëve të arsimit e shëndetësisë dhe të shumë sektorëve të tjerë, të cilët janë të brengosur me këtë mentalitet autokratik të qeverisjes dhe me izolimin ndërkombëtar që po e pëson vendi ynë”, ka njoftuar Krasniqi.

“Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar në fund ai./m.j

Next Post
Ngjarja e rëndë në Kosovë: Nëna tenton të hedhë nga ballkoni djalin 6-vjeçar. Shpëtohet nga ekipet e emergjencës

Ngjarja e rëndë në Kosovë: Nëna tenton të hedhë nga ballkoni djalin 6-vjeçar. Shpëtohet nga ekipet e emergjencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In