• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon “News24”: Ja e vërteta e largimit të Adi Krastës dhe Ylli Rakipit

by A R
29/08/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“News 24” ka reaguar për herë të parë për largimin e Adi Krastës dhe Ylli Rakipit nga ky televizion, lëvizje kjo që është komentuar si e detyruar, për shkak të presioneve të Edi Ramës.

Vetë televizioni thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ata janë larguar për të ngritur audiencën.

Reagimi i plotë

Lidhur me reagimet ndaj lëvizjeve të sezonit të ri në News24, Bordi i këtij televizioni vëren se këto komente dhe kritika në formën e sulmeve burojnë nga logjika joprofesionale dhe nga interesa që nuk janë as të teleshikuesve dhe as të opinionit publik.

Edhe ky sezon i ri, ashtu sikurse sezonet e mëparshme në News24, nis me një riformatim profesional, në përputhje me strategjinë tonë si media në kontekstin dinamik në të cilin ndodhet media shqiptare në tërësi, ashtu si edhe çdo media botërore në raport me teknologjinë dhe tregun e audiencës.

News24 gjatë gjithë këtyre viteve është dalluar për profesionalizëm, diversitet, transparencë, mungesë të çdo lloj censure apo ndërhyrjeje, përfshirje të gjithë ideve, kulturave dhe frymave të gazetarisë dhe jetës publike shqiptare, duke mbajtur dhe i dhënë hapësirë në median tonë profileve të shquara të jetës publike dhe të gazetarisë.

Të gjitha kontratat dhe bashkëpunimet ndërmjet gazetarëve me logot e tyre individuale dhe News24 si logo institucionale, shprehin interesin e ndërsjellët të të dy palëve. Këto lëvizje të dyanshme kanë vetëm një qëllim: ngritjen e audiencës dhe përfaqësimin e interesit publik dhe teleshikuesve, që mbetet qëllim i përhershëm i News24, duke synuar forcimin e mëtejshëm të këtij televizioni në terma të profesionalizmit, ritmit dhe maksimalizimit të audiencës.

Gazetarët e sezonit të kaluar punuan në liri të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje editoriale në hapësirën e tyre, duke përmbushur çdo detyrim kontraktual nga ana jonë. Ndryshime janë bërë, po bëhen aktualisht dhe do të vijojnë të bëhen në ardhmen, por asnjë parti politike apo interes tjetër nga ai i publikut nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë të influencojë vijën editoriale të këtij televizioni.

Sulmet dhe komentet e pabaza në lidhje me këto lëvizje bien ndesh me vetë interesin publik, i cili kërkon të mësojë të vërtetën, të njohë të gjitha pikëpamjet dhe jo instrumentalizimin e mediave apo emisioneve për qëllime të tjera.

Reagime të tilla janë të motivuara nga shqetësimi që shkakton faza e re e zhvillimit profesional të News24 dhe e kanë burimin nga lidhjet me interesat e ngushta politike, të biznesit apo të logove të tjera në konkurrencë me ne.

Për shkak të origjinës së tyre të dyshimtë, sulme të tilla nuk e cenojnë aspak aleancën e News24 me opinionin publik dhe teleshikuesit. Askush të mos trembet nga vendimet tona, nëse s’ka gjë për t’i fshehur publikut.

Next Post
Alarmi i OBSH: Shqipëria mes katër vendeve problematike ku po përhapet fruthi

Alarmi i OBSH: Shqipëria mes katër vendeve problematike ku po përhapet fruthi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In