Pas deklaratave të kryeministrit Rama sot, ka reaguar edhe MPJ greke me anë të zëdhësit të kësaj ministrie, Kutras.
Kutras tha për mediat vendase se krerët e Shqipërisë po zhvlerësohen cdo ditë.
“Udhëheqja politike e vendit mik dhe fqinj, zhvlerësohet gjithnjë e më shumë me vepra dhe fjalë, çdo ditë. Kthimi i arsyes dhe i respektimit të ligjshmërisë dhe të drejtës ndërkombëtare është rruga më e sigurtë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Asnjë koment më tej”, tha Kutras.









