Brisida Shehaj, ish-drejtoreshë e Tatimeve dhe tashmë zyrtare e LSI, sulmon kreun e PD Lulzim Basha për deklaratën që ky i fundit bëri sot, kur deklaroi se njerëzit bojkotuan zgjedhjet e 6 marsit. Madje, ai u shpreh se “nuk kishte humbur asnjë garë”.
Përmes një “story” në rrjetin social Instagram, Shehaj e quan Bashës “pis”.
“Mostër si Lulzim Basha mua sytë nuk më kishin zënë. Del dhe thotë bojkotuan njerëzit. Po kë bojkotuan mo o copë mishi? O copë mishi, të bojkotuan ty. Ti merr peng një shtet të tërë, një popull të tërë, se ke qejf ti. Se do të bësh lek ti.
Ore a ka mundësi ju gazetarët mos i vini më mikrofonin fare. Mos i shkoni mo fare, bojkotojeni. Duhet bojkotuar ky pis. Ylli Manjani ka të drejtë. Pështyjeni po e patë në rrugë këtë mostër, ky mostra po eci ndonjëherë në jetë të vetë, po e patë pështyjeni. Mostër të tillë rujna Zot s’kishim pa”, thotë Brisida Shehaj./m.j