Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë “Mbikalimit të Shkozetit”, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho, dhe humbi jetën Andi Maloku, thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për “Abcnews”, ai u shpreh:
“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, as me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shen e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll”.
I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, është shprehur ai, teksa deklaron se nesër do të shkojë në polici për sqarimin e situatës.
“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, deklaroi Julian Sula.