Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Dzemaili, ka reaguar në rrjetet sociale pas zhurmës së shkaktuar në media nga historia e tyre.
Ajo thotë se ishte ajo që e la Blerimin, dhe jo ky i fundit.
“Bashkëshorti im nuk ma hoqi dot kurrë mbiemrin tim.
Para se të më kritikojë duhet të mbushë në mendjen e tij hapësirat boshe të injorancës, sidomos ato juridike.
Sidoqoftë, isha unë ajo që e lashë bashkëshortin dhe jo ai mua.
Me kurajo dhe dinjitet të cilin nuk e kanë shumë gra, duke preferuar që të mos kem avantazhet e pasurisë se sa të poshtërohem dhe të pësoj dhunë psikologjike”, shkruan Erjona Sulejmani.
Blerim Xhemaili ka vendosur ta ndajë Erjonën, pasi thotë se ajo po përdorte emrin e tij për të bërë para.
Historia e tyre ka zënë faqet e para të mediave kohët e fundit në Itali e Zvicër.
Erjona ka marrë dhe një letër të hapur nga gazetarja zvicerane Christine Steffen e Neue Zuercher Zeitung, e cila e kritikonte atë.
a.ç










