• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon ish-banorja e ‘BBVIP’ për vdekjen e babait: Për ata që hedhin vrer, ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme

by Java News
02/04/2024 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-banorja e ‘Big Brother VIP’ dhe njëhkohësisht vajza e tij Sara Gjordeni.

Përmes një postimi ajo ka shkruar se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Ish-Missi shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.

Postimi i Sara Gjordenit:

Dy fjale per dashamiresit e mi perpara se te marr kohen time per tu qetesuar:

Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga nje semundje e pasherueshme e stomakut. Kete mund ta konfirmoje lehtesisht cdo mjek i mundshem i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash regullisht.

Nese nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza

ABSURDE.

Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshem i stomakut dhe melcise.

Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…

Vërtete ai nuk beri anjë përpjekje 27 vjet te ishte prane meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Une, ashtu edhe ju! Per ata ge hedhin vrer edhe ne nje dite te tille kag delikate, kam vetem dy fjale nga shpirti:

Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rafshin ge neser mbi koke ge vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !

Kujtojmë që ish-banorja e Big Brother Vip,  ka shokuar me rrëfimin e saj, teksa ka treguar kalvarin e vuajtjeve nga mosha 2-vjeçare, kur prindërit e saj u divorcuan, tek tentativa e të atit për ta rrëmbyer dhe vdekja e dy vëllezërve. Modelja rrëfeu se pasi gjykata i dha kujdestarinë e saj të ëmës, i ati ka reaguar shumë keq dhe kur ishte 4-vjeçe tentoi ta helmonte, duke u shprehur se “për pak kam humbur jetën”.

Gjithashtu tregoi se i ati tentoi ta rrëmbente tek shtëpia e gjyshërve, ku u rrit pasi e ëma u largua në emigrim dhe e ka shantazhuar me adresa në rrjetet sociale.

“Im atë është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq.

Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës.

Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”, ka rrëfyer mes lotësh në “Ftesë në 5”

Sara Gjordeni ka treguar se nuk ka qenë fëmijë i vetëm, por ka pasur dy vëllezër që kanë ndërruar jetë, sipas saj, “nga pakujdesia e mjekëve”.

Ndërsa ka folur edhe për hyrjen e ish të dashurit Endrik Beba në BBV dhe raportin me moderatorin Meriton Mjekiqi.

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri. Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di çfarë emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”– rrëfeu modelja./m.j

Next Post
“Babalja”, Salianji në Apel/ Juristi: Nëse jepet vendimi për dënim në formë të prerë, është shumë e rëndë

Çështja "Babale": Gjykata e Apelit cakton procesin ndaj Ervin Saljanjit. Do bëhet më 12 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In