Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë është lidhur me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhje, duke iu referuar edhe disa deklaratave tpyetur ë gazetarëve se ata po regjistrojnë një parti të re.
Zëdhënësja solli në vëmendje vendimin e Këshillit Kombëtar si dhe deklaratat e Lulzim Bashës, i cili ka theksuar se beteja për Partinë Demokratike do të vazhdojë deri në triumfin e drejtësisë, pasi kjo parti nuk mund të jetë pronë private. Ajo shtoi se në zgjedhje do të shkohet me një koalicion.
“Shqiptarët nuk do të jenë peng i zgjedhjes pa zgjidhje mes Ramës dhe Berishës. Ata do të kenë një alternativë qytetare, e cila ka dëshmuar se punon për interesat e tyre dhe jo për karrike”, u shpreh zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë për ‘rde.al‘.