Garda e Republikës ka reaguar pas lajmit se ish kryministrit Sali Berisha i është shërbimi i ruajtjes.
Në sqarimin zyrtar, nënvizohet se ky shërbim ofrohet veç për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës.
Ndër të tjera Garda thotë:
“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”, nënvizohet në komunikatë.
/a.rada