Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka reaguar lidhur me raportimet në medie, mbi një ankesë të shoqërisë GEN-1 Tirana sh.p.k për zbatimin e procedurave të shitblerjes së energjisë elektrike për vitin 2017, për periudhën janar-mars 2018 dhe kërkesës së shoqërisë GEN-1 Tirana sh.p.k, për zgjerimin e hetimit në lidhje me kontratat ekskluzive të KESH sh.a për vitet 2017 dhe 2018.
Në një deklaratë për mediet të publikuar në faqen zyrtare të ERE, sqarohet se, “nga procesi i monitorimit i kryer për shoqërinë KESH sh.a, rezulton se procedurat e shitblerjes së energjisë elektrike të kryera nga kjo e fundit për periudhën 2017-2018 janë në përputhje me parashikimet e rregulloreve të miratuara nga Bordi i ERE”.
“Bordi i ERE në vendimin që pritet të marrë mbi raportin e monitorimit të paraqitur për shqyrtim dhe miratim nga grupi i punës, do të ketë mundësi të japë të dhëna të detajuara të procesit të monitorimit”, thuhet në njoftimin e ERE-s.
/a.rada