• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reagon Bashkia e Tiranës: Në rastin e vilës monument kulture zbatuam ligjin

by
17/06/2015 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vendimin për prishjen e një vile në Tiranë, i cilësuar si monument kulture nga Ministria e Kulturës, dhe ndërtimin e një pallati në territorin ku gjendej vila.

Më poshtë reagimi i plotë:

Ethet e fushatës mashtruese të kandidatit të mirëqenies personale kanë zënë gjithë qeverinë . E fundit në radhë ishte Ministria e Kultures sot. Bashkia e Tiranës sqaron opinionin publik se e gjithë vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës është në përputhje me ligjet e vendit.

Bashkia Tiranë, ka marrë në dorëzim kërkesën me nr. prot. 8771, datë 16.06.2014, për leje zhvillimore ndërtimi për “strukturën banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë”, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor. Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qënë edhe shkresa me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur”…

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, brenda afatit të përcaktuar nga legjislacioni për planifikimin e territorit në fuqi në atë kohë, është marrë vendim nr. 8771/7, datë 30.07.2014 për: Miratimin e lejes zhvillimore të ndërtimit për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëtokë, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, bashkëlidhur plani i vendosjes së zonës së zhvillimit;

423412

Bashkia Tiranë është njohur me vendimin e KKR vetëm në gusht të vitit 2014, kur ka ardhur shkresa me nr.prot. 157 datë 19.08.2014, protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr. prot. 11500, datë 20.08.2014 për vënie në dijeni të vendimit nr. 35, dt. 15.07.2014 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Pra, ministria përkatëse ka njoftuar mbi një muaj më vonë për një vendimmarrje të tillë, në një kohë kur vendimi për miratimin e lejes ishte marrë konform legjislacionit në fuqi dhe konfirmimit nga IMK për atë sipërfaqe prone.

Në vijim, duke qenë se subjekti i ka plotësuar të gjitha kushtet e tjera të përcaktuara në vendim, është bërë zbardhja e Formularit të lejes zhvillimore me nr. 8771/10, datë 06/10/2014 për subjektin, por ky formular është dhënë me kondicione të vecanta konkretisht pika 10 ku citohet: Në vijim të shkresës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dt.19.08.2014 (protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës më 20.08.2014), “Vënie në dijeni të vendimit nr.35, datë 15.07.2014 “Për miratimin e propozimit për shpalljen në mbrojtje paraprake të disa objekteve në qytetin e Tiranës” si dhe mbështetur në nenin 26 të ligjit nr.9048, dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”(i ndryshuar) ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objektit ekzistues për një periudhë 6 mujore (nga data e vendimit si më sipër të KKR) deri në përcaktimin e statusit të mëtejshëm të tij nga IMK.

Pra, nga ana e Bashkisë është zbatuar çdo kusht ligjor për miratimin e kësaj leje dhe është vënë në dijeni subjekti për vendimin e KKR.

sgsggsdg

basha

Next Post

Foto/ PD denoncon: Ja si mazhoranca po manipulon zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In