• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagon Balla: Basha mund të gënjejë veten me përbetimet për Kosovën, por jo shqiptarët

by Ardit Rada
18/12/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj kreut të PD Lulzim Basha, menjëherë sapo Basha përfundoi takimin me Presidenten e Kosovës.

Referuar deklarimeve të Bashës, Balla thotë se “ai bëri dosjet e luftëtareve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me Sali Berishën rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës. Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famekeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjeje veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtojë çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, tha Balla.

Më herët në takimin me Vjosa Osmanin, Basha u shpreh:

Dua të përsëris para medias dhe opinionit publik, para zonjës Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, zotimin tim dhe të Partisë Demokratike se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësorë të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë në rrafsh të parë, duke zhbërë atë që fatkeqësish Komisioni Europian ka konstatuar se një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshme për Partinë Demokratike.
Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilët patën mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe NATOS-s, të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të gjenerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në veçanti në gjenocidin e viteve 98, 99 në Kosovë.
Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit. Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Padiskutim ripërsëris sot, siç ripërsërita edhe në Prishtinë zotimin tim. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi./a.p

Next Post
VIDEO / Mike Pence bën LIVE vaksinën antiCovid: Është një mrekulli mjekësore

VIDEO / Mike Pence bën LIVE vaksinën antiCovid: Është një mrekulli mjekësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In