• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagoi ndaj dhunës së PD- LSI, Bushati: Ndjesë qytetarëve! S’e ruajta gjakftohtësinë para ligësisë!

by Java News
12/04/2018 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ka kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve shqiptarë për reagimin të tij  ndaj agresionit me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore nga ana e deputetëve të opozitës.

Në një postin në facebook thotë se “reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare”.

Postimi i plotë i Bushatit

Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!

Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik.

Por reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare.

Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare duke u bere shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi.

Salla e Kuvendit, nga nje hapesire ku, si ne cdo vend te botes demokratike, duhet te triumfoje debati i civilizuar, eshte kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperuese, ku opozita me cdo kusht kerkon te vrase fjalen argumentin dhe vete ligjesite e bashkejeteses demokratike.

Javen e ardhshme Shqiperia dhe shqiptaret presin nje lajm te nje rendesie te posacme: Rekomandimin Komisionit Europian per celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

Ne vend qe te ishim sot te gjithe bashke, per kete sukses te Shqiperise, jo te qeverise, te shqiptareve pa dallim, jo te nje pale ne Kuvend, jemi te ndare keqaz nja nje opozite qe investohet cdo dite e me shume per ta kthyer kete vend ne nje problem per miqte e partneret e Shqiperise.

Eshte e qarte: Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete behen rezultatet e reformave dhe vecanerisht te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqiperine, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Por Shqiperia i ka permbushur detyrat e shtepise per marrjen rekomandimit te shumepritur dhe askush nuk mund ta djegë kete stacion te ri te rrugetimit tone europian.

Njesoj sic tentuan te bllokojne reformen ne drejtesi me cdo mjet dhe sic tentuan te shkaterrojne zgjedhjen per te bllokuar Vetingun, ata sot po tentojne te bllokojne te ardhmen e Shqiperise Europiane. Nuk ia dolen atehere, nuk do t’ia dalin dot as tani.

Edhe njehere ndjese per çka une personalisht nuk munda te evitoj sot dhe me vjen vertet mire qe i perkas nje familje politike, ku gabimet shihen ne sy dhe kush gabon nuk i ben bisht pergjegjesise se vet ndaj publikut! 

ma.me

Next Post
FOTO-LAJM/ Deputetet e LSI-së të namuruara pas fjalëve të pista, i vlerëson dhe Salianji

FOTO-LAJM/ Deputetet e LSI-së të namuruara pas fjalëve të pista, i vlerëson dhe Salianji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In