• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reagimi/ Pas denoncimit të një rasti dhune, Balla në Fushë-Krujë: Do t’i garantohet mbështetje familjes. S’ka më feude apo bajraqe!

by Java News
09/09/2023 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Fushë-Krujë për të biseduar dhe parë nga afër masat, pas denoncimit të një rasti dhune.

Denoncimi ka mbërritur në telefonin e ministrit, përmes një videoje të dërguar nga një banore e Fushë-Krujës. Ministri Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet.

“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, tha ministri.

Veç hetimit të  ngjarjes, ka nisur edhe verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nëse ka patur mos reagim nga Policia.

“E falënderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona. Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme, pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore”, nënvizoi Balla.

Duke iu rikthyer ngjarjes së korrikut, kur anëtarë të fisit Rraja goditën e sulmuan dhunshëm një familje tjetër në një lokal në zonë, ministri thekson se të tilla skena duhet të gjejnë reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

“Skena e shëmtuar e Fushë-Krujës në korrik ishte një alarm zgjimi për Policinë e Shtetit dhe që nxori në pah tolerancën e papranueshme të policisë jo vetëm në atë zonë, por edhe zona të tjera periferike të vendit, e cila jo në të gjitha rastet reagon menjëherë dhe me forcë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët”, shprehet ministri i Brendshëm./m.j

Next Post
“Punoj në guzhinë…”/ Çifti italian “azil” në Vlorë: Erdhën si turistë, por vendosën të jetojnë në Shqipëri

"Punoj në guzhinë..."/ Çifti italian “azil” në Vlorë: Erdhën si turistë, por vendosën të jetojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In