• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimi i parë i Bashës: Tahiri ‘kokë turku’, të largohet Rama!

by A R
11/03/2017 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reaguar për herë të parë lidhur me shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një prononcim për opinion.al, Basha është shprehur se “Tahiri është ‘kokë turku’ që nuk i duhet dhe as i vlen opozitës.

Kreu i PD ka shtuar gjithashtu se “nga disa ndërmjetësime mediatike apo ndërkombëtare kjo “marrëveshje” i është ofruar nga Rama dhe ai gjithnjë e ka refuzuar.

Reagimin për herë të parë të Bashës lidhur me këtë çështje e ka bërë publik gazetari, Blendi Fevziu në një shkrim të botuar në opinion.al me titull “Përse e largoi Rama, Tahirin?”

Nga Blendi Fevziu

Saimir Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm. Ose pritet të mos jetë në ditët në vijim. Njeriu që drejtoi Ministrinë më të rëndësishme të shtetit për më shumë kohë se çdo paraardhës që nga viti 1991 do largohet nga detyra sot. Po përse iku Tahiri dhe çfare sjell kjo lëvizje për Ramën?

E para duhet të biem dakord që nuk bëhet fjalë për një dorëheqje të Tahirit, por për një dorëheqje të imponuar. Pra Tahirit i është kërkuar largimi nga Kryeministri Rama. Edhe pse Tahiri kanë refuzuar të ike, ai do zëvendësohet tashmë.

E dyta, Tahiri nuk u detyrua të largohet për bilancin e tij si Ministër. Edhe pse opozita e ka akuzuar shpesh për kanabisin dhe lidhjet me krimin, shkaku i shkarkimit nga Rama nuk ka qenë ky. Nëse Tahiri është shkarkuar për punën në Ministri atëherë duhej shkarkuar Rama që deri më sot e ka konsideruar Ministrin e tij kryesor. Pra vendimi i largimit nuk ka lidhje me bilancin si Ministër.

Po përse Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin?

Gjëja e parë qe mund të mendojë dikush dhe që padyshim mazhoranca do ta përdorë është se ajo po e bën këtë për të qetësuar opozitën dhe për t’i dhënë asaj një garanci për zgjedhjet e ardhshme. Pra në një farë mënyrë për t’i dhënë rrugë një marrëveshjeje me opozitën në protestë.

Por ky argumentim nuk qëndron. I kontaktuar nga Opinion.al lideri i PD Lulzim Basha është shprehur se Tahiri është “kokë turku” që nuk i duhet dhe as i vlen opozitës. Basha është shprehur se nga disa ndërmjetësime mediatike apo ndërkombëtare kjo “marrëveshje” i është ofruar nga Rama dhe ai gjithnjë e ka refuzuar. Basha ka shtuar se çadra e protestës ka një objektiv, largimin e Ramës nga Qeveria dhe ngritjen e një qeverie teknike. Pra largimi i Tahirit, veç ekzaltimit që sjell ne çadër, nuk i jep asnjë përfitim Ramës në raport me opozitën. Padyshim, opozita ka të drejte te jetë sot ne kulm të entusiazmit kur me vetëm 3 jave muzikë dhe fjalime i mori Kryeministrit ministrin e tij më të rendësishem. Tahiri është rasti i parë në historinë e Shqipërisë qe ikën me këngë. Ministrin e Brendshëm e hoqen këngët e Rolling Stones qe opozita po vendos në çadrën poshtë zyrës se Ramës. Imagjino çdo të ndodhte nëse në vend të këngëve opozita do kalonte në veprime konkrete në të gjithë Shqipërinë.

Gjëja e dytë qe të vjen ndër mend është qe Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qene ne qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjase, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte protestën, me gjase Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin qe Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj.

Gjëja e tretë qe të vjen nder mend është presioni i mundshëm ndërkombëtar për te gjetur gjuhën me protestën e PD. Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për te shpëtuar veten Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t’i dhënë asaj një karakter më pak politik. Ai po tenton të imitojë modelin grek, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Opozita kërkon Ramën dhe vetëm Ramën. Në këtë kontekst e vetmja mënyrë që Rama të shpëtojë nga protesta e opozitës është të dorëzojë dorëheqjen e Rames.

Jemi ende në territorin e hipotezave, por një gjë është e sigurt. Protesta po jep rezultat dhe Rama e dëshmoi këtë. Ai e humbi i pari luftën e nervave dhe sot, Basha dhe Meta janë më të fortë se sa Rama.

Pas kësaj beteja politike do jetë shumë më interesante. Sepse çadra e protestës u bë pjesë e lojës. Siç tha analisti Berat Buzhala të hënën në Opinion: Çadrën në fillim e injoruan, pastaj e tallën, më vonë e luftuan dhe tani po i ofrojnë zgjidhje…

Next Post
Nuk kryente marrëdhënie me gruan prej 10 vitesh, ajo i pret organin…

Nuk kryente marrëdhënie me gruan prej 10 vitesh, ajo i pret organin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In