Nga LSI vjen reagimi i parë për rezultatin e dobët në Gjirokastër, ku nuk mori dot asnjë mandat.
Vangjel Tavo, që kandidonte për deputet, tha në rrjetet sociale se forcat politike ishin në kushte të pabarabarta.
“Siç jeni dëshmitarë, kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta.
Ky nuk është aspak justifikim, por një fakt dhe një realitet që u pa dhe nga vetë ju.
Në këto kushte të pabarabarta rrjedhimisht fitorja elektorale ishte e vështirë për t’u arritur.
Shpreh mirënjohjen time të thellë njerëzore dhe personale për të gjithë ju mijëra banorë që më votuat, për të gjithë ju të rinj e të reja që besuat në mua, ju emigrantë që erdhët për të votuar pavarësisht masave anti-kushtetuese dhe diskriminuese të vëna ndaj jush.
Jam krenar dhe mirënjohës për të gjithë ekipin e kandidatëve dhe strukturave të partisë, për komisionerët dhe numëruesit, për familjet e thjeshta që besuan në planin tim për të shuar varfërinë e skajshme që ka prekur qarkun tonë, miqtë dhe dashamirësit, dhe mbi të gjitha për familjet time e cila më është gjendur pranë gjithmonë duke qenë forca dhe mbështetja ime në çdo hap e çdo frymëmarrje”, shkruan ai.
g.kosovari











