Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përgjigjies së bërë nga ish kryeministri Berisha për deklaratën e ambasadores amerikan Yuri Kim mbi kandidatët që do marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “tëitter”, e konsideroi përgjigjien e Berishës ndaj ambasadores si një lloj sulmi dhe shtoi se ky ishte një hall i përbashkët që bashkonte personat e shpallur non-grata.
Berishën e konsideroi si “shef politik” të kandidatëve të propozuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për kreun e 6 abshkive të vendit.
Postimi i plotë:
2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës.
Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.
Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.
Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!/m.j