Duke folur me Shërbimin Turk të BBC-së, një zyrtar turk ka mohuar pretendimet se një nga anijet e vendit të tyre ka ndihmuar në rikuperimin e anëtarëve të ekuipazhit nga kryqëzori rus Moskva.
Pretendimi u bë më herët sot nga ministri i mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas. Ai tha gjithashtu se autoritetet turke dhe rumune kishin konfirmuar se anija ishte fundosur. Zyrtari turk nuk e komentoi këtë konfirmim të supozuar.
Ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se anija është ende në det dhe vazhdimisht ka mohuar pretendimet se Moskva është goditur nga forcat ukrainase.
/b.h