• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagimet e Ramës dhe Kurtit për shqipen, Mexhiti: E kanë obligim që të flasin për shqiptarët në RMV!

by A R
12/12/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur mbi reagimet e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti për debatin mbi ligjin për gjuhët, zv-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti tha në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN se të dy liderët e kanë obligim të kujdesen për shqiptarët kudo që jetojnë.

“E para, parimisht kanë të drejtë kryeministrat edhe të Kosovës e të Shqipërisë, sepse e kanë obligim edhe në bazë të Kushtetutës (sidomos Shqipëria) që të kujdesen për shqiptarët jashtë vendit. Mirëpo edhe në Kushtetutën e Maqedonisë është e përcaktuar se ne jemi pjesë e kombit shqiptar. Ndaj interferencat, shqetësimet dhe bashkëpunimet janë shumë natyrale dhe shumë objektive”, tha Mexhiti.

Ai u ndal në veçanti te reagimet që shkaktuan komentet e Albin Kurtit, i cili tha se nuk ka pasur kurrë në Maqedoninë e Veriut një ligj të veçantë për gjuhën shqipe, duke nënvizuar se kreu i qeverisë së Kosovës ka të drejtë në këtë pikë.

“Nëse e keni fjalën për deklaratën e zotit Kurti, e cila më andej u përfol shumë, mendoj se ai ka thënë të vërtetën se në Maqedoni nuk duhet të brengosemi se do bjerë ligji i gjuhës shqipe, ashtu siç u përpoq ta trumbetonte zoti Ahmeti, për shkak se ne Maqedoni nuk ka ligj të gjuhës shqipe. Ka vetëm ligj të gjuhëve, i cili përkufizon me atë që e flasin mbi 20%”, deklaroi zv/kryeministri i RMV në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN

Edhe pse koalicioni VLEN, ku Lidhja Demokratike e drejtuar prej tij bën pjesë, e ka cilësuar ligjin e 20% me të cilin është bashkëjetuar deri më sot, si të keq, Mexhiti tha se edhe “kështu si është duhet respektuar, pasi është një avancim i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe”.

“Edhe ligji i keq duhet respektuar. Nuk ka tema tabu, i bisedojmë ato dhe pse për hir të së vërtetës nuk janë numrat në favorin tonë. Politikën e përcaktojnë dhe diktojnë numrat dhe në parlament ka 120 deputetë. Shumica maqedonase ka vetë 65 deputetë dhe teorikisht mund të bëjnë dhe qeveri vetëm, por ne aty nuk jemi si numra, jemi përfaqësuesit e shqiptarëve dhe me dinjitet e guxim i kemi hapur këto tema me partnerin tonë., ashtu siç kemi gjetur zgjidhje për mekanizimin e balancuesit, i cili u abrogua të zëvendësohet me zgjidhje ligjore apo me ligj të posaçëm. Pra është një lloj avancimi i kësaj çështje. Ne besojmë se dimë dhe mundemi që të avancojmë edhe me gjuhën shqipe”, deklaroi Mexhiti.

/a.r

Next Post
PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve

PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In