• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reagim ndaj gjobvënies/ Drejtoria e Doganave publikon dokumentet: Ja dëshmitë e penalitetit të shtetit grek që vërtetojnë se 4 punonjësit janë të pastër

by Java News
26/07/2022 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej  ditësh ka filluar nje debat i forte mes Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Gent Gazhelit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, botues i Neës24, Balkanweb dhe Panorama, debat në të cilin u përfshi edhe kryeministri Edi Rama.

Publikimit të disa shkrimeve të mediave të Hysenbelliut që pretenton se në dogana ka 4 punonjës me rekorde kriminale sot Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është përgjigjur me publikimin e 4 dëshmive të penalitetit, të gjeneruara nga shtetit grek. ‘Doganat’ sqarojnë se 4 dokumentet vërtetojnë se punonjësit nuk kanë asnjë të dhënë kriminale. Nderkohe qe me heret kete grup mediatik e kishte akuzuar per gjobvenie.

“Media e z. Irfan Hysenbelli u lëshua në një fushatë baltosje ndaj institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, fill pasi kjo e fundit vendosi të gjobisë një nga kompanitë e tij për evazion fiskal.

Pjesë e fushatës denigruese ishte akuza pa asnjë fakt se katër punonjës të institucionit tonë ishin të dënuar nga gjykatat greke. Pavarësisht se e sfiduam disa herë zotin Irfan Hysenbelli dhe median e tij, për të paraqitur qoftë edhe një provë të vetme për akuzën që ngrinin, ata kurrë nuk botuan një dokument të vetëm nga gjykata e vendit fqinj që fliste për dënimet e pretenduara nga Irfan Hysenbelli.

Kur DPD paraqiti dëshmitë e penalitetit shqiptare për katër punonjësit e Doganës, pavarësisht se barra e provës qëndron mbi akuzuesin, e jo te akuzuarin, media e zotit Irfan vazhdoi gjobëvënien dhe shtoi dozën e sulmit, duke kërkuar dëshmi penaliteti nga shteti grek, jo nga ai shqiptar.

Sqarojmë se nuk është detyrim i asnjë prej katër punonjësve të Doganave të provojnë se janë të pafajshëm. Është detyrim i zotit Irfan të provojë fajësinë e tyre. Por meqë zoti Irfan nuk e bëri kurrë këtë gjë, sot po i publikojmë ne katër dëshmitë e penalitetit të shtetit grek. Për t’u treguar shqiptarëve se ne respektojmë vetëm ligjin, si kur gjobisim një kompani në pronë të zotit Irfan për evazion fiskal, si kur mbrojmë punonjësit tanë, për sa kohë ata janë të padënuar”, thuhet në sqarimin e Drejtorisë së Doganave.

Kujtojmë se pas shkrimeve të mediave të Hysenbelliut Gazheli, i ka etiketuar si ”gjoba mediatike” pasi një nga kompanitë e Irfan Hysenbelliut, është gjobitur nga drejtoria e doganave për evazion tatimor.

Next Post
Situata e zjarreve në vend/ Ministri Peleshi: 6 vatra në 5 qarqe, problematike situata në Orosh

Situata e zjarreve në vend/ Ministri Peleshi: 6 vatra në 5 qarqe, problematike situata në Orosh

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Perdirimi me pa te drejte u mediave private ndaj irganeve te shtetit perben veper penale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In