Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne.
Ngjarja ndodhi në fillim të rrugës “Bardhyl”, në kryeqytet, ku një shtëllungë tymi mbuloi hapësirën përreth për disa minuta.
Forca zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit në magazinë.
Ky është një tjetër rast i përsëritur i zjarrreve në magazina.
/b.d