Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të nisë sot numërimin e votave me kusht të personave me nevojave të veçanta.
Pas përfundimit të numërimit të votave të qytetarëve që shkuan në qendrat e votimit dhe ata nga diaspora, sot numërohen dhe votat me kusht për të nxjerr rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për mediat në Kosovë, se votat që do të numërohen janë nga 21 komuna.
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 Nëntor”, ka deklaruar ai.
/a.r











