• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ratko Mlladiq kërkon lirim të përkohshëm: Serbia t’më ndihmojë

by Java News
06/09/2017 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi mbrojtës i ish-kreut ushtarak serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i kërkoi autoriteteve të Beogradit të japin garanci se ai do të rikthehet në Gjykatën e Hagës, nëse lirohet përkohësisht për të marrë trajtim mjekësor në Serbi.

Avokatët dhe familja e Ratko Mlladiqit, i cili po gjykohet për gjenocid dhe krime lufte, i kërkuan zyrtarisht Qeverisë serbe të martën t’i japë garanci Gjykatës së Hagës që do të lejonte që ish-komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjës të lirohet përkohësisht nga burgu për të marrë trajtim mjekësor.

“Ne presim që Qeveria të japë garanci brenda rreth dhjetë ditëve dhe më pas do të paraqesim një kërkesë të re për lirimin e Mlladiqit në Gjykatë, bashkë me garancitë dhe të dhënat mjekësore,” tha për BIRN një prej avokatëve të Mlladiqit, Miodrag Stojanoviq.

Mlladiq ka pasur disa probleme serioze shëndetësore gjatë qëndrimit në burg dhe ka pësuar dy goditje dhe një infarkt në zemër. Avokatët e tij thonë se gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë në maj të këtij viti.

Qeveria serbe duhet të ofrojë siguri se ajo do ta kthejë atë në paraburgim, në mënyrë që të miratohet kërkesa e tij për lirim të përkohshëm.

Stojanoviq tha se ai nuk shikon ndonjë arsye pse kërkesa duhet të refuzohet, pasi seancat dëgjimore kanë mbaruar dhe Qeveria serbe do të zotohet ta kthejë Mlladiqin në Hagë.

Megjithatë, ai shtoi se ishte skeptik për mundësinë e lirimit të klientit të tij.

Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq, tha të mërkurën se ministria e tij ka nisur tashmë procedurat e nevojshme për të bërë të mundur që Qeveria të votojë për dhënien e garancisë për lirimin e përkohshëm të Mlladiqit.

Deputeti i opozitës dhe kryetari i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, i bëri thirrje Qeverisë serbe të mos e mbështesë lirimin e Mlladiqit.

“Çfarëdolloj garancie për lirimin e përkohshëm të Ratko Mlladiqit e dhënë nga autoritetet serbe do ta dëmtonte shumë qëndrimin ndërkombëtar të Serbisë dhe marrëdhëniet tona me vendet fqinje,” tha Çanak të dielën, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Mlladiqit iu mohua lirimi në maj të vitit 2017, kur ai kërkoi të merrte trajtim mjekësor në Rusi. Prokurorët e Hagës u shprehën se ekzistonte një rrezik që ai të mund të largohej para se të merrej një vendim në gjyqin e tij.

Nemanja Stjepanoviq nga OJQ-ja Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd tha për BIRN se pavarësisht garancive të Serbisë, Mlladiqit ka gjasa t’i refuzohet përsëri kërkesa për lirim të parakohshëm.

“Ka shumë gjëra që janë kundër tij, mbi të gjitha fakti që ai u arratis për shumë vjet dhe nuk shkoi vullnetarisht në Hagë. Në të tilla çështje, Haga zakonisht nuk jep lirim të përkohshëm,” tha Stjepanoviq.

Ai theksoi gjithashtu se vetë Mlladiqi i ka dhënë merita stafit mjekësor në gjykatën e OKB-së dhe klinikës Bronovo në Holandë, ku trajtohet edhe familja mbretërore holandeze, që e kanë mbajtur gjallë atë.

“Atij i është dhënë kujdesi më i mirë mjekësor i mundshëm, që as qytetarët e zakonshëm holandezë nuk e kanë,” tha Stjepanoviq.

Mlladiq u arrestua në vitin 2011 në fshatin Lazarevo, pranë Zrenjaninit, në veri të Serbisë, pasi kaloi 16 vjet në arrati.

Ai tani po gjykohet në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën, gjë që dyshohet se arriti në shkallë gjenocidi në disa komuna, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Mbrojtja dhe prokuroria dhanë deklaratat e fundit mbyllëse në gjyqin e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Vendimi pritet të merret në nëntor. /kallxo.com

Next Post
Myslim Pashaj: Si u ​përlye Sali Berisha në shitjen e detit

Dy figura! Dy akademikё! Dy honorifikё dhe …”0” pikё!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In