• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut/ Historia e Armëve të kryeheroit

by Java News
17/01/2018 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Frashëri/

Ato janë të vetmet objekte origjinale të heroit tonë kombëtar, që ruhen deri më sot dhe ato ruhen në Austri në Muzenë e Vjenës.

Historia e tyre lidhet me jehonën e emrit dhe famës së Skënderbeut në Evropë në atë kohë e më pas. Në vitin 1567, djali i dytë i perandorit të Austrisë Ferdinandi rindërtoi kështjellën “Ambrar” në kryeqytetin e Tirolit, Insbruk dhe u mor me mbledhjen e sendeve artistike me vlerë e të relikeve. Sekretari i tij Shrenke mblodhi kryesisht armë dhe i ruajti në kështjellën “Ambrar”.

Ai u shkroi letër personaliteteve të shquara të kohës dhe trashëgimtarëve të atyre që kishin vdekur, që t’i dërgonin veshje luftarake, armë, mjete lufte, piktura e biografi, sepse do t’i ekspozonte në armëtoren e tij në Kështjellën “Ambrar”. Objektet e grumbulluara, Shrenkeja i sistemoi dhe i inventarizoi gjatë viteve 1585, 1593, 1596 dhe në vitin 1601 botoi në latinisht veprën: “Figura krejt të vërteta të perandorëve august, të mbretërve e shumë të ndriturve arqidukë, princave gjithashtu të kontëve, baronëve, fisnikëve dhepërshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armëtoren e kështjellës “Ambrar”.

Kjo vepër bëri të mundur që të njihet përkatësia e armëve dhe historia e çuarjes së tyre atje. Në vitin 1605, kështjella “Ambrar” u ble nga perandori i Austrisë dhe armët iu lanë atij. Në vitin 1806 reliket u mbartën në Vjenë dhe në vitin 1888 u kaluan në ndërtesën e re të Muzeumit të Vjenës, ku ndodhen edhe sot.

Armët e Skënderbeut i janë dorëzuar Ferdinandit ndërmjet viteve 1588-1593 me anën e Dukës së Urbinjos dhe atij të Areskotit. Në inventarin e vitit 1596 të Shrenker, me numër 71 është shënuar përkrenarja dhe me numër 92 dhe 345 dy shpatat.

Në veprën e Shrenken të botuar në vitin 1601, paraqitet dhe një gravurë e Skënderbeut në pozicion në këmbë, duke mbajtur në dorën e djathtë shpatën (nr 345) dhe pranë këmbëve përkrenaren. Armët e vizatuara të gravurës ngjasojnë me ato origjinale të Muzeumit të Vjenës.

 Shpata me trup të drejtë, e cila ndodhej sëbashku me përkrenaren në Muzeun e Ambrasit është me dy tehe. Trupin e ka të larë me ar. Eshtë e gjatë 85.5 centimetra, e gjerë 5.7centimetra dhe peshon 1.3kilogram. Ka mëhill lëkure. Sipas Faik Konicës, i cili e vëzhgoi në fillim të shekullit XX në trupin e saj shiheshin ende njolla gjaku. Përkundrazi, shpata tjetër (palla), e cila para se të hynte në Muzeun e Ferdinandit (Ambras) e kishte në zotërim vëllai i tij, Karli (Gratz), ka trup të harkuar. Sëbashku me dorezën është 121 centimetra e gjatë dhe peshon 3.2 kilogram. Palla është e stilit turk të shekullit XV. Trupi i saj është i dekoruar me ornamente (damaskine- ashtu siç shkruan Dhimitër Frëngu). Ka  një mbishkrim turqisht, i cili, sipas F.Konicës, nuk është korrekt. Mbishkrimi mban emrin e Skënderbeut: (Libehadur Allah Iskander beg-Kampioni i Perëndisë, Skënderbeu). Sipas Faik Konicës, vetëm trupi i shpatës është i viteve të Skënderbeut. Doreza e larë në argjend dhe mëhilli i veshur me kadife, janë të një kohe të mëvonshme. Të dyja shpatat janë riprodhuar në Vjenë, posaçërisht për muzeun e Tiranës së paraluftës. Sot ndodhen në Muzeun Historik të kryeqytetit.

Ndër dy shpatat, ka mundësi që Skënderbeu në fushën e betejës të mos përdorte atë me trup të drejtë, por pallën me trup të harkuar (siç nënkuptohet nga Dh. Frëngu), për arsye se e para ishte e shkurtër për shtatin e tij të gjatë, kurse me pallën, të cilën e kishte në përdorim ushtria osmane, ai është familjarizuar më tepër se me të parën. Këtyre mund t’u shtohet dhe një arsye tjetër: me të parën luftëtari e kishte më të lehtë ta godiste kundërshtarin horizontalisht, kurse me të dytën kishte përfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte më lehtë armikun me një të rënë të fuqishme vertikalisht. E njëjta gjë mund të thuhet dhe me përkrenaren, e cila nuk duhet të ketë qenë komode në fushën e betejës. Përfundimisht, mund të thuhet se si përkrenarja ashtu edhe shpata me trup të drejtë i kanë shërbyer që kjo e dyta të jetë shpata që Papa Pali II i dhuroi Heroit, natën e Krishtlindjeve së vitit 1466.

 *Marrë me shkurtime nga monografia e tij

 

Next Post
Tronditet Selaniku, shqiptari përdhunon të ëmën

Greqi/ Vritet Vasilis Stefanakos, kapo i mafies greke dhe miku i Alket Rizait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In