Një rast i pastër qytetarie ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka ndihmuar një biznesmen, të cilit ju grabit çanta nga një vjedhës. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në median italiane ka ndërhyrë duke i marrë çantën grabitësit dhe përmes kartëvizitës që ka gjetur në të, ja ka kthyer biznesmenit me emrin Giacomo Saccol. Fillimisht italiani u tregua dyshues duke kërkuar që në takim të ishte edhe policia.
“E falënderoj për veprimin e tij. Tani shpresoj të gjendet dhe makina ime”, shprehet Saccol.