• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti unik i listës së Lezhës, mandati i Kadelit i takon PD-së deri në shtator

by A R
30/05/2017 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun Lezhë nuk kanë mbaruar ende!

Një paradoks ligjor dhe bashkim rastësish që përbëjnë rast studimor. Pas përfundimit të listës së kandidatëve të PS dhe kalimit të mandatit të fundit socialist tek kandidati i LSI, edhe lista e PD pësoi ndryshime.

Fillimisht një dorëheqje e numrit tre të listës (Bici) dhe përjashtim nga partia të deputetit pasues Fufi. Parlamenti është mbyllur, vendi është në fushatë, por zyrtarisht mbetet në fuqi ende parlamenti i vjetër deri në shtator 2017, – kohë kur betohen deputetët e rinj. Gjatë kësaj kohe parlamenti do të duhet të mblidhet të paktën edhe në një seancë të jashtëzakonshme, – me 24 korrik, për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës.

Këto ditë ndërroi jetë papritur një prej deputetëve të Lezhës, Gjovalin Kadeli, një rast tragjik dhe humbje e parakohshme. Por tej ngushëllimit njerëzor, mandati i deputetit të ndarë nga jeta i kalon emrit pasues të listës shumëemërore të subjektit politik 2013. Më 2013 ai ishte zgjedhur deputet nga lista e PD, pavarësisht se më pas kaloi me LSI. Për rrjedhojë mandati i lirë, sipas listës bashkëngjitur, i kalon numrit pasues në listë, ish kandidatit Artan Bushi, një aktivist lokal i PD në Kurbin.

Bazuar në Kushtetutë dhe në rregulloren e parlamentit, zoti Bushi do të duhet të ftohet nga KQZ të jetë deputetë dhe ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri më 24 korrik, duke kryer betimin dhe më pas, duke pasur cilësinë e deputetit.

Praktika? Ligji nuk ka parashikuar specifikisht rrethana të tilla, por normat janë të përcaktuara dhe zëvendësimi është proces rutinë administrativ midis KQZ dhe Kuvendit të Shqipërisë. Vlera e mandatit? Një orë, një ditë, një javë, dy muaj? Detajet nuk kanë rëndësi, – por për individin dhe korrektesën institucionale kanë rëndësi.

Për më tepër, mbetet një rast unik dhe një paradoks tjetër më shumë për trashëgiminë problematika të legjislaturës së kaluar parlamentare, si dhe për çuditë/rastësitë e listës proporcionale të tri partive të mëdha në qarkun e Lezhës!

A do ketë përsëri më 2017 çudi të tjera? Ndofta jo, por gjithsesi, një detaj duhet marrë në konsideratë, – njëra nga partitë kryesore sapo ndryshoi sot renditjen e listës proporcionale Lezhë, vetëm 48 pasi e kishte depozituar zyrtarisht listën e kandidatëve. Dhe si më 2013 edhe tani e në të ardhmen, të vetmit të pafajshëm në këtë histori janë e mbeten vetë qytetarët e Lezhës!/ ISP

Next Post
Zvicra zbulon viruse që luftojnë kancerin

Zvicra zbulon viruse që luftojnë kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In