• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti “Thanza” dhe korrupsioni nga mjeku i Beogradit

by Spartak Ngjela
13/07/2018 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vërtet mendoni se ka një shtet në botë që të ketë si gjytqtar të Gjykatës së Lartë një individ që ka qenë dënuar më parë për vjedhje?

Ky vend është vetëm Shqipëria, dhe një gjyqtar të tillë mund ta emërojë vetëm Berisha dhe tabori i tij i korruptuar.

l.

Shoqëria shqiptare është në gjendjen e një krize të rëndë morale brenda Shqipërisë, por ndërkohë është në një sukses të madh historik të jetës së saj ndërkombëtare.

Kriza morale shoqërohet gjithmonë me mungesën e drejtësisë. Një shoqëri që sundohet, dhe ku nuk ka drejtësi, ka një krizë morale të përhershme.

Shqipëria është vepër e njerëzve të saj të mëdhemj, Rilindasve të Mëdhenj, por shqiptarët kanë mbijetuar me një sakrificë sublime nga lufta shfarosëse që i kanë bërë: osmanët, Rusia, fqinjët, sllavët e ardhur nga stepat, dhe grekët e ardhur nga Anadolli në territoret shqiptare. E gjithë historia e Shqipërisë territoriale është falsifikuar, por falsitetin historik po e rëzon gjuha shqipe.

Kudo sot në rrethet shkencore të universiteteve të mëdhenj në Europë dhe në Amerikë, po flitet për gjuhën shqipe dhe historinë e Arbërisë dhe shqiptarëve në një sens kombëtar. Kjo vërehet dhe në të gjithë Gadishullin Ilirik.

Por janë në krizën shqiptare të korrupsionit të lartë shtetëror shqiptarët e Shqipërisë, një krizë e thellë morale kjo që imponohet nga defekti i madh historik i qeverisjeve të korruptuara – sigurisht.

Shenja më e fundit është gjyqtari i lartë, Thanza, i dënuar për vjedhje në Itali.

Kurrë nuk duhet menduar se ky rast është më tipiku i krizës morale që po kalon Shqipëria.

Bëmat korruptive të Berishës dhe Metës, e bëjnë rastin e gjyqtarit Thanza të quhet minor.

Kjo është një bandë që ka uzurpuar Shqipërinë.

ll.

Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë – shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre.

Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës.

Por historia ka ecur pastaj, nga general Enver Hoxha, vasal i Beogradit që vrau intelektin e lartë shqiptar dhe krerët e kishës katolike, te mjeku i Beogradit, Sali Berisha, që shkatërroi arsimin shqiptar, ekonominë e Shqipërisë dhe goditi të gjithë intelektualizmin shqiptar.

Kurse sot, gjendja ka ardhur, nga mjeku i Beogradit, te mësuesi i vizatimit Rama, që vërtitet e nuk lodhet në mbrojtje të korrupsionit shtetëror, por që shkon e kullot në Stamboll kur vetë Erdogani kërkon ndihmën e Serbisë për shfuqizimin e Shqipërisë.

Të gjithë janë të trembur nga partnershipi shqiptaro-amerikan, dhe janë hedhur në sulm për ta frenuar Emerikën nga brenda Shqipërisë.

Kjo sigurusht që është një ndërmarrje e çmendur por që në fakt është mendimi i vobegtë i Edi Ramës, që kujton se mund ta mposhtë politikën amerikane në Shqipëri me anë të Erdoganit dhe presidentit serb.

ll.

Si rrjedhojë historike, kjo krizë morale që konstatohet, nuk ka filluar sot, por sot është në kulmin e vet.

Pasi ka qenë pronë e tiranëve për 65 vjet (1925-1990), në 25 vjetët e fundit, Shqipëria ka qënë pronë e qeverive abuzive, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët, të gjithë bashkë, kanë përbuzur dhe kanë varfëruar shqiptarët pasi i kanë vjedhë ata. Të gjithë kanë urryer drejtësinë shoqërore. I tillë është dhe korrupsioni i sotëm kryeministror.

Po si jànë lidhur këta , dhe, a kanë më të ardhme?

Çfarë përfaqësojnë dhe çfarë do të bëhet me ta?

Si do të zhvillohet më tej historia e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkan?

Në çfarë niveli është sot aleanca shqiptaro-amerikane kundrejt historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

A do ta çojë deri në fund politika Amerikanë likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët pushtues territoresh shqiptare?

Korrupsion i aktual shqiptar nuk ka më të ardhme, të gjitha këto që bien si këmbanat nga politika amerikane, në ndihmë të shqiptarëve dhe të çështjes shqiptare, janë pjesë e marshit funebër që po përcjell korrupsionin kryeministror shqiptar.

Politika amerikane nuk ka shkelur asnjë marrëveshje dhe asnjë zotim; dhe ajo është zotuar botërisht për ndihmën anti – korrupsion që do t’u japë shqiptarëve. Por kjo ndihmë antikorrupsion që po iu jep shqiptarëve, është me rëndësi për shqiptarët, sepse vetë kjo është në fakt pjesë e politikës amerikane globale që ka të bëjë më Ballkanin Perëndimor. Prandaj, kjo është arsyeja që lufta antikorrupsion në Shqipëri ka të bëjë më suksesin e politikës amerikane në Europën e ardhëshme.

Dhe kjo është shumë për historinë e ardhme të Shqipërisl.

Pikërisht këtu vjen dhe e merr forcën e vet morale angazhimi amerikan; por këtu e gjen garantimin e aktit amerikan anti-korrupsion edhe shoqëria shqiptare që po e pret këtë akt, i cili në fakt ka filluar.

Gjykimi kryesor në këtë angazhim amerikan, është ky: klasën e korruptuar të politikës aktuale shqiptare nuk e pranojnë as shqiptarët dhe as Uashingtoni.

Po shqiptarët a janë të ndërgjegjësuar kundër korrupsionit kryeministror?

Janë të ndërgjegjësuar, po nuk kanë forcë.

lll.

Shoqëria shqiptare nuk është e strukturuar demokatikisht prandaj nuk mund të ketë forcë kundërshtuese. Mbrojtja e të drejrave bëhet vetëm institucionalisht, si mund të mbrohen të drejtat kur edhe institucionet, edhe gjykatën e drejton korrupsioni?

Prandaj këtu del në pah angazhimi amerikan dhe marrëveshja shqiptaro-amerikane për politikën e ardhëshme në Ballkanin Perëndimor.

Por, ndërkohë kjo marrëveshje ka vetëm një armik: korrupsionin kryeministror shqiptar?

Cila janë kartat që po luan sot korrupsioni kryeministror Berisha-Meta-Rama kundër interesit shqiptar në Ballkan?

E para është bashkimi i tyre pavarësisht nga ngjyrat. Por janë të gjithë si të çakërdisur: Basha shkon në Amerikë se kërkon të ndalojë ambasadoren e re në Senat. Është mendim fëminor, por në fakt kjo duhet të jetë mendja e Saliut.

Rama mbeti në Ankara te Erdogani, se është një mendje e vobegtë politike, dhe e kujton Shqipërinë një kafshatë që mund ta hanë fqinjët, sikurse e kanë ngrënë para një sjekulli. Jo, sot është e kundërta: shqiptarët do t’i marrin të gjitha aneksimit e fqinjëve. Por kjo në fakt ka bashkuar presidentin truk me presidentin serb; kurse Ramë ziu e mban shpresën këtu, të këta të dy. Ndersa i trembur Rama, në samitin e NATO-s dje, vërtitej që ta shihte presidenti amerikan për t’i treguar se tani është i tij. Injorant që e kujton presidentin amerikan si Ilir Metën kur e gënjeu për ta kandiduar në Tiranë si kryebashkiak.

Prandaj këtu del kjo pyetje:

A do ta çojë deri në fund politika amerikane likuidimin Berisha-Rama-Meta si qëndrat kryesore të korrupsionit shqiptar dhe të shitjes së interesit kombëtar te fqinjët, të cilët historikisht janë pushtues territoresh shqiptare?

Sigurisht që po. Politika amerikane tani ka marrë kushtetutën shqiptare. Prandaj e ka gjithçka në dorën e vet. Ndërkohë pritet që të krijohet SPAK-u dhe të fillojnë goditjet penale, sepse me këtë gjykatën e sotme është e pamundur që të luftohet korrupsioni kryeministror shqiptar.

Angazhimi amerikan patjetër që do të shkojë deri në fund. Të tre kryeministrat Meta, Berisha dhe Rama do të jenë subjektet e parë të goditjes penale, sepse, nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kish një zotim amerikan anti-korrupsion në Shqipëri.

Por shqiptarët janë skeptikë… dhe kanë të drejtë, sepse janë zhgënjyer në 150 vjet rresht në një luftë për jetë a vdekje. Por tani kanë fituar përfundimisht.

Next Post
Historia prekëse, Missi i dha fund jetës, i fejuari vetëvritet pas funeralit

Historia prekëse, Missi i dha fund jetës, i fejuari vetëvritet pas funeralit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In