• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rasti Tahiri, një lojë bixhozi ku fiton vetëm ai që nuk luan

by Lorenc Vangjeli
17/09/2019 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Deri para pak më shumë se një vit më parë, njerëzit më të mbrojtur në Tiranë ishin antarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë. Sot pothuaj askush prej tyre nuk është në detyrë. Askush prej tyre nuk e di se çfarë rrokullisjeje tjetër i ka rezervuar e ardhmja. Pavarësisht kësaj, ka një siguri të plotë se të paktën për momentin, reforma në drejtësi, edhe pse ende nuk e ka shpikur “arbitrin” që pritet, ka thurrur kamzhikun e egër që mungonte brenda sistemit.

Ka një analogji gati-gati perfekte mes raportit që reforma ka krijuar me pushtetin gjyqësor nga njëra anë, me atë që po ndodh me Saimir Tahirin nga ana tjetër, një nga ish-antarët më të zëshëm të dy pushteteve të tjera në vend, legjislativ e ekzekutiv.

Pak kohë më parë ish-ministri i brendshëm Tahiri dhe ish-deputeti socialist, ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri. Falë postit që mbante dhe falë pushtetit që i kishte deleguar kryeministri i tij. Asokohe kur ai shkonte në Lazarat si ministër apo ndeshej në parlament si deputet, pakkush mund të vinte bast kundër tij në emër të mallkimit tradicional që ka ndjekur fatin e ministrave të brendshëm në Shqipëri. Por në rrethana të tjera, në kushte krejt të tjera dhe për motive tërësisht të tjerë, 80 vjet më pas, ish-drejtuesi i fondacionit socialist Qemal Stafa, e gjen veten në rolin e të riut të dikurshëm komunist përpara gjykatës mbretërore. Jo për të thënë se ishte komunist si idealisti i hershëm me syze, por se ka bërë me idealizëm detyrën e tij, pa syze partiake. Tani atij i duhet të ndeshet shumë seriozisht për lirinë e tij fizike. Sepse pavarësisht mbrojtjes së Tahirit, prokuroria e ngriti stekën në 12 vjet heqje lirie për një mori akuzash që e lidhin atë me krimin. Për pak ditë do të flasë edhe gjykata dhe Tahiri do të ngjitet pa dyshim në të përpjetën e mundimshme të apelimit e më pas, edhe me të gjitha gjasat, në kërkimin e drejtësisë jashtë vendit. Deri në Strazburg, ku sërish me të gjitha gjasat, ai do ta vizatojë veten si viktima perfekte e një kohe që e deshi me çdo kusht fajtor. Sepse për Tahirin si politikan nuk ka rëndësi qoftë dhe një ditë heqje lirie; atij I duhet vetëm pafajësi e plotë! Për Saimirin si qytetar, ndryshon totalisht këndvështrimi.

Për njerëzit e sërës së ish-ministrit të brendshëm, prej vitesh ishte shpikur termi “të pandëshkueshmit”. Njerëzit me pushtet në Shqipëri mund të bënin gjithçka dhe në Shqipëri janë bërë thagma të jashtëzakonshme, që nga vrasja e zgjedhjeve, tek piramidat financiare, krimi shtetëror dhe korrupsioni endemik e kapilar. Maksimumi që u ka ndodhur autorëve, ishte vetëm dalja në opozitë. Prej nga riktheheshin sërish në pushtet, njëlloj si ato vajzat që dashurive të ndaluara, ju çonin në martesë virgjërinë e riqepur.

Për një politikan, fajësia ka tre pamje. Ai mund të jetë fajtor moralisht, politikisht dhe penalisht. Për dy rastet e para, kujtesa e shkurtër në Shqipëri nuk ka çuar asnjë asnjë fije floku tek berberi për ta rruar apo qethur. Rikthimet kanë qenë edhe më të forta se ikjet. Rasti i tretë, fajësia penale nuk ka ndodhur asnjëherë, nëse përjashtohet rasti i ish-kryetarit socialist Nano, që e bëri burgun paradhënie në të shkuarën për mëkate që kreu në të ardhme. Pikërisht për këtë arsye, çfarë do të ndodhë këtë javë me fatin e Saimir Tahirit mer një rëndësi të posaçme. Për një kapriçio të fatit, e nesërmja e Tahirit do të parashohë fatin e shumë të tjerëve. Ai do të ndihmojë në verifikimin e faktit nëse reforma ka shpikur arbitrin në fillim dhe pastaj ndëshkimin për mëkatarët e mundshëm apo ka afruar kamzhikun për ndëshkim në fillim dhe më pas edhe vetë drejtësinë si efekt anësor i frikës nga ndëshkimi.

Në variantin më të keq, vendimi për Tahirin do të jetë dëshmi e raportit tërësisht hipokrit që shoqëria shqiptare ka ndërtuar së paku deri më tani mes drejtësisë dhe individit, mes moralit dhe realitetit, një raport që kushtëzon se mëkatar nuk është fajtori, por vetëm ai që kapet në krim.

Pa u ngrysur ky vit, personazhe të ngjashëm me Saimir Tahirin do të provojnë fatin e tij. Sot shumë nga ta duken ende larg nga kjo ndeshje, por me të gjitha gjasat, njëlloj si gjykatësit e prokurorët e ndëshkuar deri më tani, ata do t’i japin një kuptim tjetër politikëbërjes. Ata do ta shndërrojnë politikën në një lojë bixhozi ku fitojnë vetëm ata që nuk luajnë kurrë!

/JavaNews

Next Post
Kështu bëhet në Euronews

Kështu bëhet në Euronews

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

Entuziazmi zgjat vetëm 24 orë! Media austriake fshin artikullin për Ballukun: S’ka video intime!

February 25, 2026
Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

Video nga Kamza që u denoncua në media, Kumbaro: Ai person nuk është më pjesë e trupës së mësuesve!

February 25, 2026
Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

Kontroll i befasishëm në burgun e Domokosit, zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

February 25, 2026
Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

Vendi i terrorizuar nga karteli në Meksikë, banorët refuzojnë të dalin nga shtëpitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In