• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti i Tinka Kurtit – Shtëpi pleqsh apo…?

by Çapajev Gjokutaj
11/04/2025 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Tinka Kurti përfundon në një shtëpi pleqsh. Ky lajm, i publikuar 4 – 5 ditë të shkuara u bë shkak diskutimesh publike në rrjet dhe në disa televizione dhe gazeta. Turp për shtetin që e la aktoren e madhe të përfundojë në azil, thoshte njera palë. Të shkosh në një shtëpi komode pleqsh, kur je i moshuar dhe mbetej vetëm, është zgjidhje më e mirë sesa të vuash vetminë mes katër mureve të shtëpisë tënde, thoshte pala tjetër.

Vetë aktorja e shquar tha se vajti në shtëpinë e pleqve si pasojë e humbjes tragjike të të birit 8 vjet të shkuar dhe shtoi se në fillim donte të ikte sa më parë, por tani po i pëlqen se në vendbanimin e ri “ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur”.

Natyrisht që mund të diskutojmë se ç’është më mirë për të moshuarit: familja apo institucionet e specilizuara, por vështirë se bën dobi të absolutizosh vetëm njerin e të mohosh tjetrin. Rrethanat bëjnë që dikujt t’i dalë më mirë në familje, kurse dikujt në institucion kujdesi.

Në vend që të ngushtojmë mundësinë e zgjedhjes vetëm në një alternativë dhe s’ka tjetër, mund të diskutojmë e të kërkojmë që të ketë më shumë se dy alternativa, dmth krahas qendrimit në familje apo në shtëpi të moshuarish, të ketë psh më shumë qendra ditore të moshuarish, më shumë hapsira publike e aktivitete për socializimin e tyre, për ofrimin e kujdesit shëndetësor etj.

Dhe mbi të gjitha, në raste të tilla do kishte më shumë dobi nëse do diskutohej konkretisht edhe për standartet e atyre pak shtëpive të moshuarish që kemi. Si është shërbimi, sa arrihen standardet bashkëkohore, ç’duhet bërë që çmimet e qendrimit në shtëpi të tilla të jenë të arritshme nga shumica e  të moshuarve etj.  Muaj të shkuar, kur në një qendër të moshuarish  në Tiranë një plak vrau shokun e dhomës, diskutimet nxorrën në shesh se disa nga të moshuarit mbaheshin të lidhur dhe i zgjidhnin vetëm kur të afërmit vinin për vizitë.

Në një kohë që në mes të Tiranës ka institucione të këtij niveli çnjerëzor, s’para pijnë ujë filozofimet. Me paret që mblidhen nga taksat tona paguhen lloj lloj inspektoriatesh që duhet të bëhen garant për standarde bashkëkohore shërbimesh dhe të mos ndodhë që i moshuari të shuhet mbi të pëgërat e veta.

Ky garantizëm nuk është sadaka por borxh, nuk është thjesht detyrim moral po borxh në kuptimin literal të fjalës. Që të bindesh për këtë mjafton të kujtosh vetëm ç’ka përfituar e çfarë vazhdon të përfitojë shoqëria e sotme vetëm nga hidrocentralet e ndërtuara prej këtij brezi.

Next Post
“Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, ministri francez: Integrimi është i mundshëm nëse ruhet ritmi i reformave

"Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE", ministri francez: Integrimi është i mundshëm nëse ruhet ritmi i reformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In