• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rasti i Bllakos/ Hajdari: T’i ikim mentalitetit lindor, arrestimi nuk nënkupton fajësim! Presidenti i ri? Kandidat konsensual

by
01/04/2022 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga.

Ai shtoi se një kategori njerëzish duhet të përjashtohen nga arrestimi, pasi kjo masë sigurimi edhe për vepra të lehta tregon një mentalitet lindor të drejtësisë mbi shoqërinë.

“Është metodë lindore ajo që barazon arrestimin me fëjsimin e personit. Ndërkohë që nga viti në vit janë bërë përmirësime në sistemin e drejtësisht, kryesisht në Gjykata. Për vepra të lehta nuk ka arsye të jepet arrest me burg, sepse duhen prova të forta. Ndërsa për krime të rënda ku hyn edhe korrupsioni, është pak e diskutueshme. Ka kushte dhe kritere për vendosjen e një mase sigurie siç është ndikimi apo shantazhi te dëshmitarët, mundësia për t’u larguar, mundësia për të prishur provat e të tjera. Por Prokuroritë duhet ta kenë të provuar kur kërkojnë masën me arrest në Gjykatë. Të mos nxitohen dhe të kenë kujdes të madh, të kenë verifikuar pronat dhe paratë. Ne duhet t’i ikim metodës lindore sepse masa e sigurimit nuk është fajësim” – tha Shkëlqim Hajdari për Report TV.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale. Hajdari u shpreh se një kandidaturë e ardhur nga grupi parlamentar i PD-së dhe i mbështetur nga Edi Rama, është e mundur të realizohet. Sipas tij, palët duhet të dialogojnë hapur mbi këtë çështje dhe jo të bëjnë pazare. Si shembull pozitiv ai solli rastin e zgjedhjes së presidentit Alfred Moisiu.

“Nesër futemi në muajin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Për fatin e keq të shqiptarëve ne po shkojmë sërish në zgjedhjen e një presidenti jo nga populli. Vitet e fundit të gjithë kemi rënë dakord që zgjedhja e kreut të shtetit nga populli do të siguronte një institucion më të fortë dhe mbi palët. Mundet që zoti Rama pavarësisht problemeve që ka opozita, të ndërtojë një proces që të zgjidhet një president me shumicë votash. Rama duhet ta ndërtojë këtë dialog me deputetët e opozitës si Grup Parlamentar dhe atyre t’u kërkojë kandidaturën. Në këtë moment duhet të shkojnë me një kandidaturë të përbashkët, siç ndodhi me rastin e zotit Moisiu. Kjo do të shërbente për të përmirësuar klimën politike. Unë jam për dialog mbi tavolinë, sepse këtu tek ne për fatin e keq këtu tek ne dialogu është bërë nëpër ferra me ndërmjetës jo politikë” – tha Hajdari për “Kontrast” në Report TV.

/b.h

Next Post

Ish ministri i Jashtëm/ Milo: Perëndimi mbështetet tek dy liderë për stabilitetin në rajon, njëri është Vuçiç, tjetri është në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vandalizmi i militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

Vandalizmi i militantëve të Berishës në Tiranë, reagon sërish Koçiu: Shqipëria nuk është më ajo e ’97

February 20, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

February 20, 2026
“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

“PD, të shpallet organizatë terroriste si Hamasi”, Çupi: Duhet të çregjistrohet, i ka shkaktuar trauma vendit

February 20, 2026
Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Osmani takohet me Rubion: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

February 20, 2026
Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In