Dy juristë të njohur, Kristaq Kume dhe Sokolaj Hazizaj thonë për emisionin “Tempora” në Ora News se çështja e delegimit të kompetencave të ministrit të Jashtëm, Edi Rama tek zëvendësministri Gent Cakaj nuk është antiligjore, por duhet të përcaktohet në kohë dhe hapësirë. Për juristin Kume, problem do të jetë fakti tek nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Kume: Delegimi i përkohshëm i kompetencave nga z.Rama tek z.Caka është veprim i ligjshëm. Në qoftë se kësaj i vëmë deklaratën e Presidentit të Republikës, i cili edhe ai u shpreh se është fare normale në delegimin e kompetencave.
Duke pasur parasysh faktin që ne ndodhemi përpara një situate ku duhet të firmosim marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare si çështja e detit, parashikon problematika që do të vendosin në ngërç jo vetëm politikën e brendshme por edhe në marrëdhënie ndërkombëtare të vendit tonë.
Hazizaj: Në kuptimin kushtetues dhe administrative, nuk ka asgjë në kuptimin jo ligjore. Çdo akt administrativ delegimi mban brenda vetes kohës dhe hapësirën. Ka disa momente që kryeministri duhet të jetë vetë në cilësinë e ministrit të Jashtëm. Që do të thotë, akti i kryeministrit për të prodhuar detyrime dhe të drejta për zv/ministrin pa kohë dhe hapësirë janë tërësisht të gabuara.
a.cupaj