• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti Cakaj, ekspertët e vjetër: Rama nuk mund të delegojë gjithçka te zëvendësi!

by S M
24/01/2019 11:15
Luan Omari, Fehmi Abdiu dhe Thimio Kondi

Luan Omari, Fehmi Abdiu dhe Thimio Kondi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama pasi mori “stafetën” nga Ditmir Bushati, i ka kaluar dje “de facto” drejtimin e Ministrisë së Jashtme zv/ministrit Gent Cakaj.

Diplomacia shqiptare do të vijojë të drejtohet nga zv/ministri Cakaj deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, të cilës sipas Ramës do t’i kërkohet të shprehet mbi kompetencat e presidentit.

Po vetë vendimi i djeshëm i kryeministrit a është kushtetues?

Për këtë DITA mori mendimin e disa prej konstitucionalistëve dhe juristëve më të njohur në vend.

Më poshtë, mendimet e tyre:

Prof. Luan Omari, konstitucionalist:

“Në rastin kur Kryeministri bëhet edhe ministër i jashtëm dhe ia delegon kompetencat e tij zëvendësministrit, si në rastin konkret, kemi të bëjmë me një rast sui generis, i paprecedentë.

Kushtetuta nuk parashikon një rast të tillë. Sidoqoftë unë mendoj se zëvendësministri në këtë rast nuk e luan dot rolin e ministrit. Ai nuk mund ta përfaqësojë dot ministrin në takimet me homologët apo të firmosë për çështje me rëndësi kapitale.

Një ministër i jashtëm i kujtdo vendi qoftë kur vjen për vizitë takohet me homologun, jo me zëvendësin e tij. Ose kur vjen puna për të firmosur dokumente të rëndësishme, këtë nuk mund ta bëjë zëvendësministri.”

Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese:

“Duhet parë Kushtetuta dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.  Përderisa Kryeministri e ka bërë një hap të tillë, duhet të jetë konsultuar me Kushtetutën.

Sidoqoftë zëvendësministri mbetet zëvendësministër dhe nuk bëhet dot ministër me të gjitha kompetencat që i jep ai post”.

Thimio Kondi, ish-ministër i Drejtësisë:

“Kryeministri, në këtë rast edhe ministër i Jashtëm, mund të delegojë disa kompetenca, por jo të gjitha. Janë disa gjëra që ministri duhet t’i mbajë vetë. Ta zemë, marrëveshjen e Detit Kryeministri-ministër duhet t’i firmosë vetë.

Ndërsa punët e tjera në ministri ai mund t’i delegojë te zëvendësi. Por janë disa gjëra kryesore që i takojnë ekskluzivisht atij. Në karrigen e ministrit nuk mund të ulet zëvendësi.

Edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kështu ndodh. Më ka ndodhur mua në qeverinë e Fatos Nanos. Në mbledhjet e qeverisë thirren edhe zëvendësministrat. Por askush nuk mund të ulet në karrigen e ministrit dhe as të flasë në emërtë tij. Janë rregulla të qarta këto.

Pra, zëvendësministri nuk mund të ulet në karrigen e ministrit”

Next Post
Tentoi të arratisej, kapet shqiptari që plagosi djalin e prezantueses italiane

Tentoi të arratisej, kapet shqiptari që plagosi djalin e prezantueses italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In