Uji është një ndër elementët kryesorë jetësorë, pa të cilin asgjë nuk do të ekzistonte. Po, mjekët paralajmërojnë se uji mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë vdekjeprurëse.
Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera.
Organi kryesor i prekur nga kjo është truri.
Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera.
Deri më tani, disa dhjetëra persona kanë humbur jetën nga intoksikimi i ujit.
Të gjithë prej tyre janë sportistë që merren kryesisht me vrap.
Njerëz të tjerë të rrezikuar nga intoksikimi i ujit janë ata që marrin barna për urinimin dhe ata që vuajnë nga veshkat.
Ekspertët thonë se ata që merren me aktivitet fizik siç është vrapi, ecja e shpejtë e të tjera si këto, duhet të pijnë ujë me elektrolite ose të konsumojnë kripë./a.m.