• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastet e reja në Shqipëri në nivelet më të larta që prej fillimit të pandemisë

by
08/09/2021 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19 shënuan sot një tjetër pikë kritike, me 1079 të infektuar rishtazi. Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej 21 shkurtit, kur numri i të prekurve arriti kulmin që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020, me 1184 raste ditore.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se të infektuarit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në 57 nga 61 bashki që ka i gjithë vendi: 384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh, nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë.

Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) kapi kuotën e 16 përqind, në rritje krahasuar me mesataren e javës së fundit (31 gust-6 shtator), kur ishte 15.1 përqind. Pozitiviteti, është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në të gjithë vendin numërohen 12.399 raste aktive, nga 53 të tillë që ishin në fund të muajit qershor. Mbi 61 përqind e rasteve aktive janë vetëm në tre qarqe Tiranë, Shkodër e Durrës, nga të cilat kryeqyteti mban rekordin me 4758 raste ose 38 përqind të totalit. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit, rastet aktive janë pohtë kuotës së 1.000 të prekurve.

Në 24 orët e fundit edhe numri i viktimave u rrit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 5 humbje jete: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. Ky është numri më i lartë i viktimave në këtë valë të re të pandemisë që ka mbërthyer vendin që prej muajit gusht.

Pacientët në spitalet COVID vijojnë të shtohen dita-ditës. Aktualisht janë 152 persona që kanë nevojë për trajtim të specializuar, mes të cilëve 18 janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëritura për vaksinimin e popullatës, ndërsa kanë vendosur që për momentin, të paktën mësuesit, studentët, stafet e universiteteve dhe personeli shëndetësor do duhet të jenë detyrimisht të vaksinuar brenda muajit. Në të kundërt ato do të duhet që në mënyrë periodike të paraqesin vërtetim për kryerjen e testimit, ku të kenë rezultuar negativë.

Aktualisht të dhënat e fundit flasin për 1.553. 626 doza të kryera. Mbi 39 përqind e popullatës mbi 18 vjeç ( 872.116 persona) ka marrë të paktën një dozë, prej tyre 30.9 përqind të dyja dozat e vaksinës./VOA

/b.h

Next Post

Në 4 ditë, 50% më shumë të shtruar në spitalet COVID, mjekja: Nuk ka forma të lehta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In