Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e përditshëm të të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, bëri me dije se janë infektuar të paktën 67 raste të reja me koronavirus, ku dy prej dy tyre janë regjistruar në qytetin e Kukësit.
Dy rastet e konfirmuara në Kukës janë edhe punonjës Administrate në Qarkun e Kukësit. Në këtë mënyrë mundësia që këto dy punonjës të kenë infektuar edhe kolegë të tyre apo qytetarë të tjerë është e lartë, pasi ata kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit dhe nuk kanë qenë në dijeni për infektimin nga koronavirusi.
Deri më tani në të gjithë territorin e Shqipërisë janë infektuar nga Covid-19, 2.819 persona dhe kanë vdekur 74 të tjerë. Ndërkohë lajmi i mirë është se të paktën 1.107 pacientë janë shëruar totalisht nga virusi, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.
g.kosovari











