• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rastet e pakta të manipulimit me votat në Arizona bien ndesh me pretendimet e ish-Presidentit Tump

by Java News
17/07/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut Arizona kanë identifikuar më pak se 200 raste të manipulimit të mundshëm të votave nga më shumë se 3 milion vota të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-Presidentit Donald Trump ndërsa aleatët e tij vazhdojnë një rishikim të diskutueshëm të votave në qarkun më të populluar të shtetit.

Një hetim i Associated Press gjeti 182 raste ku problemet ishin aq tëqarta saqë zyrtarët i referuan ato për shqyrtim të mëtejshëm. Deri tani, vetëm katër raste kanë sjellë akuza si rezultat, përfshirë ato të identifikuara në një hetim tjetër në shkallë shteti. Askush nuk është dënuar. Asnjë vote nuk është numëruar dy herë.

Megjithëse ekziston mundësia që të dalin në pah raste të reja, shifrat tregojnë se pretendimet e zotit Trump se mashtrimi dhe parregullsitë në Arizona i kushtuan atij votat e elektoratit të këtij shteti, nuk ka gjasa të vërtetohen. Sipas rezultateve përfundimtare të certifikuara, zoti Biden fitoi 10,400 vota më shumë se zoti Trump nga 3.4 milion të hedhura gjithsej.

Përfundimet e AP-së përputhen me analizat e mëparshme që tregojnë se mashtrimi i votuesve është i rrallë. Sistemi ka mekanizma të shumta për të parandaluar jo vetëm manipulimet, por edhe për t’i identifukuar ato nëse ndodhin.

“Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë shtetin kanë bërë maksimumin për të siguruar integritetin ezgjedhjeve dhe besimin e publikut tek këto zgjedhje,” tha Sekretarja e Shtetit e Arizonës Katie Hobbs, një demokrate.

Rastet e mundshme në Arizona nxjerrin në pak edhe një realitet tjetër: Mashtrimi me votat mund të ndodhë nga të dyja palët. Nga katër rastet e Arizonës që kanë rezultuar në akuza penale, dy përfshinin votues demokratë dhe dy republikanë.

Studimi i agjencisë AP mbështet deklaratat e bëra nga shumë zyrtarë të zgjedhjeve shtetërore dhe lokale – dhe madje edhe disa zyrtarë republikanë të qarkut dhe guvernatorirepublikan Doug Ducey – që zgjedhjet presidenciale të Arizonës ishin të sigurta dhe rezultatet e tyre ishin të vlefshme.

E megjithatë, Senati i shtetit të Arizonës i udhëhequr nga republikanët ka filluar prej muajsh një rishikim të rezultateve në qarkun Maricopa të Feniksit. Përpjekja është diskredituar nga ekspertët e zgjedhjeve dhe është përballur me kritika dypalëshe, por disa republikanë, përfshirë zotin Trump, kanë sugjeruar se ajo do të zbulojë prova manipulimesh të shumta.

“Ky nuk është problem masiv,” tha Adrian Fontes, një demokrat që mbikëqyri zyrën zgjedhore të qarkut Maricopa gjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

AP analizoi i rastet e mundshme pasi dorëzoi kërkesa për dokumenta publike në të gjitha qarqet e Arizonës. Shumica e qarqeve – 11 nga 15 – raportuan se nuk kishin dërguar asnjë çështje të mundshme tek prokurorët. Shumica e rasteve të identifikuara deri tani kanë të bëjnë me njerëz që votojnë për një të afërm që kishte vdekur ose njerëz që u përpoqën të votonin dy herë./VOA

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Dënohet me burgim të përjetshëm 27-vjeçari britanik që përplasi shqiptarin me makinë dhe e la të vdekur në rrugë

VIDEO/ Dënohet me burgim të përjetshëm 27-vjeçari britanik që përplasi shqiptarin me makinë dhe e la të vdekur në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

February 7, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

“’Matematikan’ që mori ofertë nga Rama”, Meta ironizon Bashën dhe i kërkon opozitës të paraqesë alternativë për ‘Territorialen’

February 7, 2026
Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

Shqipëria në panairin ndërkombëtar BIOFACH 2026: Pesë kompani promovojnë produktet e qëndrueshme

February 7, 2026
Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

Ministri i Jashtëm iranian kërcënon: Nëse SHBA-të na godasin, ne do të sulmojmë bazat amerikane në rajon

February 7, 2026
Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In