• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastësitë më të habitshme të botës… nga Ozil tek Trump (FOTOT)

by Java News
14/11/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta nganjëherë na sjellë befasi të çuditshme të cilat janë pothuajse të pamundura për t’u shpjeguar thjeshtë duke iu referuar teorive të probabilitetit.

Gazeta Express më poshtë ju tregon për rastësitë që ndodhën në këtë botë, të cilat tregojnë se sa misterioze është ajo.

Pothuajse si rimishërim

Enzo Ferrari, i cili themeloi kompaninë Ferrari, vdiq më 1988. Një muaj më vonë, futbollisti Mesut Ozil u lind. Duke i parë fotot e tyre, do të mendoni se janë vëllezër. A ekziston rimishërimi përnjëmend?

Një paralajmërim i Titanikut

Më 1898, 14 vjet para se të fundosej Titaniku, shkrimtari Morgan Robertson shkroi novelën “Futility”, ku tregoi historinë e një anije që ishte fundosur – dhe e cila mbante emrin The Titan. Nuk ishte vetëm emri i anijes në libër që e bën rastësinë edhe më të madhe. Si anija fiktive ashtu edhe ajo e vërteta u përshkruan si anije që nuk mund të fundosen, kishin karakteristika të njëjta teknike dhe u përplasën me ajsberg në Atlantikun Verior.

Pas fundosjes së Titanikut, libri u ribotua me titullin “Kotësi, ose Fundosja e Titanit”.

Fqinjët që jetojnë në vende të ndryshme

Kompozitori i famshëm George Handel ishte fqinj me kitaristin e njohur Jimi Hendrix – por që u ndanin nga dy vende. Handel jetoi në Londër në rrugën 23 Brrok, përderisa Hendrix jetoi për një kohë në rrugën 23 Brook. Që të dy ishin muzikantë të pabesueshëm që patën një ndikim të madh në zhvillimin e muzikës, transmeton Gazeta Express.

Veturat që gjetën njëra-tjetrën

Në 1895, në shtetin e Ohajos, dy vetura u ndeshën. Veçoria e këtij aksidenti të veçantë është tek fakti se gjatë kësaj periudhe, prodhimi i automobilave sapo kishte filluar, dhe vetëm këto dy makina ishin në gjithë Ohajon. Për fat të keq, në atë kohë aksidentet automobilistike ende nuk regjistroheshin, kështu që të dhënat zyrtare të këtij rasti nuk kanë mbijetuar.

Rastësitë në biografitë e Linkoln dhe Kenedi

Shumë rastësi të çuditshme ekzistojnë në biografitë e dy presidentëve amerikanë: Linkoln dhe Kenedi. Këto janë vetëm disa prej tyre:

– Që të dy janë vrarë me armë prapa koke, të premten, para një feste (Linkoln u vra para Pashkëve; Kenedi u vra në ditën e Falënderimeve). Që të dy ishin të shoqëruar nga gruaja dhe një tjetër çift.

– Që të dy kishin katër fëmijë.

– Që të dy kishin një mik të quajtur Billy Graham.

– Kenedi kishte një sekretar të quajtur Linkoln. Presidenti Linkoln kishte një sekretar të quajtur John.

Thashethemet rreth makinës së kohës së Edgar Allan Poe

Në librin “The Narrative of Arthur Gordon Pym of Nantucket”, të shkruar nga Edgar Allan Poe, ne mësojmë historinë e katër marinarëve që i mbijetuan fundosjes së anijes së tyre dhe që ishin detyruar të hanin një njeri që ishte në anije të quajtur Richard Parker. Po pretendonte se kjo histori ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, por kjo nuk ishte çështja e vërtetë.

46 vjet pasi u shkrua libri, një anije u fundos dhe anëtarët e ekuipazhit që shpëtuan treguan se si e kishin ngrënë një njeri të quajtur… Richard Parker. Kjo çoi në spekulime se shkrimtari i famshëm amerikan kishte një makinë kohe.

Parashikimi i fitores së Donald Trump në The Simpsons

Krijuesit e The Simpsons bënë një episod më 2000 në të cilin bënë një shaka ku Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së. A e dinin ata se kjo do të ndodhte një ditë me të vërtetë?

Edhe më mahnitës është fakti se mënyra se si Trump e organizoi fushatën dhe e festoi fitoren është pothuajse identike me mënyrën e paraqitur në The Simpsons. /Gazeta Express/a.k

Next Post
“Jam shumë i tronditur”, Gjykata çon në burg vrasësin e parukieres

“Jam shumë i tronditur”, Gjykata çon në burg vrasësin e parukieres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In