• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rastësitë e frikshme të dy vrasjeve të ndara nga 157 vjet

by Aalison Pearse Stevens
15/06/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy femra, të lindura në të njëjtinn vend, por me diferencë 157 vjet. Të dyja u takuan me një shoqe, veshën rroba të reja, shkuan në mbrëmje vallëzimi dhe takuan vrasësit e tyre. Të dyja u vranë në të njëhtën mënyrë, në të njëjtin vend. Të dy të akuzuarit quheshin Thornton dhe fituan pafajësinë në të dy rastet.

***

Erdington është një zonë e qetë periferike e Birmingamit, në Angli, e cila daton që nga shekulli i nëntë. Komuniteti i vjetër anglez ka historinë e tij, e cila evoluoi nga një fshat i vogël në një pikë kalimi popullore midis Çesterit e Londrës në shekujt 18 e 19. E megjithatë ka një kapitull të errët në historinë e Erdingtonit, i cili ende vazhdon të përndjekë banorët e tij: Vrasjet e pazgjidhura të dy vajzave të reja, me detaje të ngjashëm që nuk mund të injorohen, përfshirë edhe datën e vdekje. Pjesa më rrënqethëse? Të dyja ngjarjet i ndajnë 157 vjet nga njëra-tjetra.

Në orën 6:30 të 27 majit 1817, e Hënë e Shenjtë, një punëtor i quajtur George Jackson has disa rroba, një kapele dhe një palë këpucë buzë një pellgu. Ai njofton autoritetet, të cilët kontrolluan pellgun dhe gjetën trupin e Mary Ashford, me shenja në krahë dhe ndoshta e përdhunuar para vdekjes. Në fushën aty pranë u gjetën gjurmët e një burri e të një gruajeje. Autoritetet shqyrtuan detajet që çuan në vdekjen e vajzës dhe arritën te një burrë i quajtur Abraham Thornton si i dyshuari kryesor.

Vizatim i vendit ku u gjet Mary Ashford
Vizatim i vendit ku u gjet Mary Ashford

Viktima ishte një 20-vjeçare tërheqëse, e cila kishte shumë adhurues. Të hënën e 26 majit, ajo kaloi nga Langley Heath në Birmingam gjatë rrugës për në punë, duke ndaluar në shtëpinë e zonjës Butler, ku jetonte shoqja e saj, Hannah Cox. Aty Mary la disa rroba që do t’i vishte në një mbrëmje vallëzimi atë mbrëmje.

Në gjashtë pasdite, Mary u kthye në dhomën e Hannah ku veshi rrobat e festës. Të dyja shkuan në mbrëmjen e vallëzimi në Tyburn House. Të dyja vajzat ia kaluan mirë dhe e kaluan pjesën e mëpasme të mbrëmjes në shoqërinë e Benjamin Carter dhe Abraham Thornton.

Abraham Thornton
Abraham Thornton

Katërshja u largua në mesnatë, duke ecur rrugës kryesore, Chester Road. Hannah Cox u kthye në shtëpi vetëm, Benjamin Carter u kthye te festa, Mary dhe Abraham vazhduan drejt shëpisë së gjyshit të vajzës. Në katër të mëngjesit, Mary u kthye te Hannah, ku veshi rrobat e punës. Hannah e pyeti se çfaë kishte bërë ndërkaq, si çdo shoqe kureshtare. Mary dukej e qetë dhe në humor të mirë, i tregoi shoqes se e kishte kaluar kohën me Thorntonin deri sa ai u largua. Dëshmitarët thonë se e kanë parë vajzën të ecte rrugës pak pas orës katër të mëngjesit.

Pak orë më pas, Mary u gjet e vdekur. Në tetë të mëngjesit Abraham Thornton u arrestua me akuzën për vrasje. “Nuk më besohet që ka vdekur, unë isha me të deri në katër të mëngjesit”, u tha ai policëve. Gjatë marrjes në pyetje, Abraham iu tha hetuesve se kishin bërë seks në fushë. Pastaj kishin biseduar, duke parë qiellin, deri rreth orës tre, kohë kur ai e kishte përcjellë deri pranë shtëpisë së Hannah. E priti jashtë, pastaj u largua pasi ajo u vonua.

Ajo ishte hera e fundit që e pa Maryn gjallë, sipas tij.

Abraham Thorton shkoi në gjyq dhe të gjithë ishin të bindur për fajësinë e tij. Megjithatë, tre dëshmitarë provuan alibinë e Abrahamit. Kjo, bashkë me mungesën e fakteve, çoi në marrjen e pafajësisë.

Procesi kundër Thornton
Procesi kundër Thornton

Vëllai i viktimës, William Ashford, nuk e pranoi vendimin e jurisë dhe apeloi. Atëherë, si në praktikat e lashta për dhënien e së drejtës, Lord Ellenborough, gjyqtar i çështjes, lejoi që Abraham të mbronte pafajësinë në një “Gjyq me luftë”, dmth një betejë deri në vdekje për të provuar pafajësinë e dikujt.

Abraham hodhi një dorashkë lëkure, por vëllai i Maryt nuk iu përgjigj sfidës. Çështja u mbyll dhe Abraham u la i lirë. Njerëzit ishin aq të bindur që Abraham ishte fajtor, sa që ai u largua nga në SHBA.

Vrasja e pazgjidhur e Mary Ashford la një plagë të thellë në komunitetin e Erdingtonit. Saktësisht 157 vjet më pas, plaga u rihap në ngjarje krejtësisht të ngjashme.

Më 27 maj 1974, një tjetër 20-vjeçare u vra dhe u la në një pellg pranë Chester Road në Erdington. Trupi i saj, me shenja mbytjeje dhe përdhunimi, u zbulua disa ditë pas vdekjes. Gruaja u identifikua si Barbara Forrest, infermiere në shtëpinë e fëmijëve Pype Hayes, aty pranë. Edhe ajo u zhduk në një të hënë të shenjtë. Raportet thonë se Barbara ishte me të dashurin e saj, Simon Belcher, mbrëmjen e vdekjes, me të cilin vallëzoi në disa lokale. Belcher tha se e përcolli deri te autobusi në orën një të natës dhe kjo ishte hera e fundit që e pa.

Mbi 100 detektivë u angazhuan për zgjidhjen e çështjes dhe edhe këtë herë i dyshuari rezultoi me emrin Thornton.

Chester Road, Erdington
Chester Road, Erdington

Michael Ian Thornton banonte në Chester Road dhe ishte koleg pune i Barbara Forrest. Pasi autoritetet zbuluan njolla gjaku në pantallonat e Thorntonit dhe zbuluan në alibi të rremë nga nëna e tij, ai u akuzua për vrasje.

Nisi gjyqi dhe njësoj si me Thorntonin e 157 vjetëve më parë, edhe ky Thornton doli i pafajshëm, për mungesë provash. Një tjetër ngjashmëri mes dy ngjarjeve, motra e Barbarës, Erika, refuzoi të pranonte vendimin. Më 2012 ajo kërkoi rihapjen e çështjes dhe rishqyrtimin e ADN-së.

Edhe më rrënqethëse janë dëshmitë se dy viktimat kishin një ndjesi frike para se të vdisnin. Mary Ashford i tha nënës së Hannah Cox se kishte “një ndjesi të keqe për javën tjetër”. Barbara Forrest i kishte thënë një kolegeje dhjetë ditë para vrasjes: “Këtë muaj s’do kem fat. Thjesht e di, mos më pyet pse”.

Të dyja vrasjen mbeten të pazgjidhura edhe sot e kësaj dite. Disa i shohin ngjashmëritë thjesht si rastësi, të tjerë besojnë se është shenjë e diçkaje të ligë… Një gjë është e sigurt, njerëzit në Erdington vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për këto dy raste çuditërisht të ngjashme.

Birmingham Mail/JavaNews/d.i.

Next Post

Këshilli i Evropës ndan 29 milionë euro për Specialen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In