• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rastësitë e dhjetorit

by Enver Robelli
26/12/2023 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nganjëherë mjafton vetëm të dëgjojmë tjetrin, qoftë ai edhe bashkudhëtar në avion: shënime nga bishti i avionit Prishtinë-Zürich.

Nga Enver Robelli

Dhjetori është i fundit nga dymbëdhjetë vëllezërit e vitit. Ai e mbyll portën. Çfarë ke fituar dhe çfarë ke humbur – vetë duhet t’i numërosh! Mat mirë e me kujdes. Mbylle faturën. Ç’mençuri ke fituar dhe ç’marrëzi ke shkaktuar. – Pak a shumë kështu e përshkruan (me rima) muajin dhjetor poeti gjerman Heinrich Hoffmann.

Dhjetori e mbyll kalendarin dhe secili mund të pyes veten: çfarë ke fituar? Vlera më e madhe janë miqësitë. Ç’gëzim i madh kur nga turma e njerëzve anonimë shfaqet një fytyrë e njohur. Ka njerëz që i njohim sepse me ta na lidhë puna, por jo detyrimisht ata duhet apo mund të jenë miq. Raporti me ta është funksional. Miqësia është tjetër gjë. Një dimension më i lartë i raportit ndërnjerëzor. Asnjë miqësi, asnjë raport me tjetrin nuk është i mundur pa qenë në paqe me vetveten. Tek pastaj do të gjeni forcën t’i përkushtoheni tjetrit.

****

Përtej njohjeve personale, një vlerë të veçantë kanë njohjet e rastësishme. Ato, papritmas, na shpijnë në horizonte të panjohura, në botë të reja dhe na bëjnë pjesë të përvojave të të tjerëve. Ku ka vend më të përshtatshëm për njohje të tilla se gjatë një fluturimi me avion nga Prishtina në Zürich. Ose anasjelltas. Në fillim të dhjetorit pranë meje zuri vend Aliu. Aliu nga komuna e Suharekës. Një burrë i gjatë, rreth të shtatëdhjetave. Jetonte mes Suharekës dhe Zvicrës. Më saktë, kur ngopej me Kosovë, vinte në Zvicër. Ose e kundërta.

Kur nuk i njohim njerëzit, kemi prirje t’i paragjykojmë, gjykojmë apo të supozojmë biografinë e tyre, shpesh pa ndonjë qëllim të keq. “Kam ardhur më 1975 në Zvicër”, e nisi rrëfimin Aliu. “Kam punuar si kopshtar. Jetonim në baraka si krejt gastarbajterët”, pra punëtorët që firmat zvicerane i rekrutonin në vende të tjera (edhe në Jugosllavinë e atëhershme). Këta punëtorë jetonin të ndarë nga shoqëria zvicerane, vegjetonin diku në periferi të fshatit apo qytezës. “Kërkuam punëtorë, por erdhën njerëz”, shkroi shkrimtari zviceran Max Frisch.

Njerëz si Aliu. Ai nuk ishte kopshtar dosido. Firma e tij është e specializuar në mirëmbajtjen e kopshteve të pasanikëve. Njëherë Aliun e dërgoi shefi në Moskë. Atje mbikëqyri me javë të tëra disa kopshtarë nga Taxhikistani të cilët po ia rregullonin kopshtin një pasaniku rus. Pastaj Aliu ujdisi kopshte në Palma de Mallorca të Spanjës, në Paris, në Gjermani. Po se po në Zvicër. Tani Aliu i gëzohej takimit me familjarë e me miq në Zvicër. Janë mijëra rrëfime si të Aliut, rrëfime që presin t’i shpalosen lexuesve.

****

Në kohëra të polarizimeve shoqërore, të përhapjes së llafazanërisë toksike, të trampizimit të gjuhës, të mungesës së reflektimit dhe pranisë së gjithanshme të vokabularit bullizues, të heqjes dorë nga ambicia për një formulim logjik, janë njerëzit e thjeshtë ata, që na e përkujtojnë vlerën e ndershmërisë dhe përkushtimit në punë.

Ndërsa të tjerët kremtojnë Krishtlindjet ose përgatiten për të festuar Vitin e Ri, shitësja me emrin Ardita në aeroportin e Zürichut është aty, kujdestare që njerëzit të mund të blejnë bukë, ujë e artikuj të tjerë të domosdoshëm. Ndërsa udhëtarët në stacionin e trenit në Zürich nxitojnë të zënë trenin për t’iu bashkuar familjeve apo miqve në natën e Krishtlindjeve, shumë prej tyre ndalen te një shqiptar dhe blejnë “Bratwurst mit Bürli”, suxhuk zviceran me kulaç. Në tren, për siguri kujdesen djem të rinj e muskuloz (shumë prej tyre nga Ballkani, mes tyre edhe shqiptarë). Në spital infermierja dhe mjeku flasin shqip.

****

Në romanin e tij “Fabiani. Historia e një moralisti” (botuar më 1931) shkrimtari gjerman Erich Kästner përshkruan një burrë që përpiqet të jetojë ndershëm pak para se nazistët të marrin pushtetin. Ai e kalon kohën duke shikuar me kureshtje “nëse bota ka talent për ndershmëri”. E urren lakminë, nuk dëshiron të bëhet pjesë e shoqërisë, që funksionon si firmë me aksionarë ku lumturia blihet ma para.

Fabiani nuk i nënshtrohet frymës së kohës. Paratë e kursyera i dhuron. Kërkon diçka tjetër, diçka fisnike. Në fund hidhet në lumë, për të shpëtuar një djalosh dhe fundoset. Djaloshi shpëton dhe kapet për breg të lumit duke dënesur. Kaq sakrificë, kaq vetëmohim ndoshta nuk kërkohet nga askush në përditshmëri. Nganjëherë mjafton vetëm të dëgjojmë tjetrin, qoftë ai edhe bashkudhëtar në avion. Dhe jo vetëm në bishtin e avionit Prishtinë-Zürich.

****

Në fillim të dhjetorit, në avionin Madrid-Zürich, papritmas u gjenda para një prifti zviceran dhe gruas së tij. Njihemi prej vitesh. Prifti sivjet i ka mbushur 90 vjet. E pyeta: si kalove në Madrid? U përgjigj: “Gruaja ime mori pjesë në një kongres të grave të moshuara socialdemokrate të Europës, ndërsa unë shijova qytetin”. Patrice de Mestral, kështu quhet prifti, deri më 1999 ka qenë prift në burgjet zvicerane. Punë e tij ka qenë të dëgjojë hallet e të burgosurve, t’i inkurajojë, t’ju flasë ndonjë fjalë të mirë e t’i bind se nuk duhet të humbin kurrë shpresën – edhe nëse kanë bërë ndonjë marrëzi apo krim.

Pasi u pensionua Patrice de Mestral themeloi projektin “Kape të ardhmen” (në gjermanisht: “Pack die Zukunft”). Në burg, ai kishte takuar shumë të burgosur shqiptarë. Pas vuajtjes së dënimit ata do të dëboheshin në Shqipëri. Çfarë do të bënin atje? Nëse nuk do të kenë ardhmëri, një ditë do të kthehen në Zvicër dhe do të merren me kriminalitet. Kjo ishte e pritshme.

Patrice de Mestral punoi me vite të tëra që këtyre njerëzve t’u sigurohet një e ardhme në Shqipëri, për shembull duke ua bërë të mundshme të nxënë një zanat, i cili ua siguron ekzistencën. Projektin e tij e përkrahën edhe shumë institucione e organizata joqeveritare nga Zvicra. Kur më 2014 u tërhoq nga projekti, 1400 shqiptarë ishin kualifikuar në profesione të ndryshme.

Në 90-vjetorin e lindjes së Patrice de Mestral, Kisha Reformatore e Zürichut ka botuar një “Festschrift”, një publikim për nder të tij. Projekti “Kape të ardhmen” është vetëm një pikë ujë në oqean, i tha Patrice de Mestral një shqiptari. Ky iu përgjigj me një citat të një shqiptareje tjetër: “Çfarë bëjmë nuk është më shumë se një pikë ujë në oqean. Por nëse rrimë duarkryq, oqeanit i mungon pikërisht kjo pikë uji”. Ky citat i Nënë Terezës gjendet edhe në “Festschrift”-in për Patrice de Mestral. Urime festat – dhe përpiquni të jetoni me nder dhe duke respektuar të tjerët.

Next Post
Pas zjarrit në Lushnjë, banorët nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre

Pas zjarrit në Lushnjë, banorët nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre

Comments 1

  1. mergimtari says:
    2 years ago

    Profesionalisht

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In